LAJMI I FUNDIT:

Ratcliffe identifikon yllin e Bayern Munich si transferimin e parë pas blerjes së aksioneve tek Man United

Ratcliffe identifikon yllin e Bayern Munich si transferimin e parë pas blerjes së aksioneve tek Man United

Manchester United raportohet se është gati për të kryer transferimin e tyre të parë, pas blerjes së 25 për qind të aksioneve nga Sir Jim Ratcliffe.

Miliarderi britanez e përmbylli marrëveshjen me familjen Glazer në prag të Krishtlindjeve dhe tani do të ketë kontroll të plotë sa i përkët transferimeve, andaj tani ai po synon që të bëjë një ‘revolucion’ në ekip.

Skuadra e Erik Ten Hag ka hasur në vështirësi në aspektin e shënimit të golave këtë sezon me golashënuesin e tyre më të mirë në Ligën Premier, Scott McTominay që ka pesë gola të shënuar.


Marcus Rashford dhe Alejandro Garnacho kanë nga tre gola secili, ndërsa Rasmus Hojlund dhe Anthony Martial kanë shënuar një gol. Në anën tjetër Antony dhe Facundo Pellistri ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

Besohet se kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit që të nënshkruajnë me një sulmues këtë muaj. Si objektiv kryesor ata e kanë bërë sulmuesin e Bayern Munichut, Eric Maxim Choupo-Moting, si një zgjidhje afatshkurtër dhe sipas mediumit gjerman BILD, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta transferojnë atë në formë huazimi.

Manchester United i ka shkëputur kontratën lojtarit pas vetëm 12 ndeshjesh
Lexo po ashtu Manchester United i ka shkëputur kontratën lojtarit pas vetëm 12 ndeshjesh

Bayern me shumë mundësi nuk do ta pengojë lagimin e tij duke marrë parasysh transferimin e Harry Kane gjatë verës, si dhe Mathys Tel që është një opsion shumë i mirë nga banka.

United ka qenë mjaft aktiv në këtë fillim të afatit kalimtar duke larguar disa lojtarë nga ekipi. Van De Beek iu bashkua Eintracht Frankfurtit, ndërsa Sergio Reguilon u rikthye tek Tottenhami./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori