LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Treqind”, më 12 mars gjykimi do të fillojë nga fillimi

Rasti “Treqind”, më 12 mars gjykimi do të fillojë nga fillimi

Më 12 mars në orën 10:00 në Gjykatën Penale, gjykimi për rastin e PSP-së “Treqind” do të fillojë nga fillimi, në të cilën akuzohet ish-ndihmës ministri për Punë të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorimin e detyrës zyrtare për blerjen e 300 veturave (Shkoda) për nevojat e MPB-së.

Gjykata Penale në Shkup e ka shfuqizuar aktgjykimin e gjyqtares Dobrila Kacarska, e cila e dënoi Popovskin me dënim me burg prej 9 vjetësh. Pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë, Popovski ishte dërguar në burgun e “Idrizovës”, sepse iu caktua masa e paraburgimit.


Sipas akuzës së PSP-së, Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për blerjen publike dhe e ka dëmtuar buxhetin me 453.570 euro. Ai deklaroi se nuk është fajtor për barrën për të cilën iu është ngarkuar. Në fjalët përfundimtare Popovski tha se ai është ballafaquar me presione dhe kërcënime të forta gjatë rrjedhjes së procedurës gjyqësore, por nuk tregon se nga kush dhe se ngjarja ka ndikuar seriozisht në shëndetin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori