LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Titanik”: Kishat e diasporës kanë ndihmuar OBRM-PDUKM-në në zgjedhje

Rasti “Titanik”: Kishat e diasporës kanë ndihmuar OBRM-PDUKM-në në zgjedhje

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Titanik”, e cila ka të bëjë me parregullsi zgjedhore.

Në seancën e sotme janë publikuar SMS porositë të cilat të akuzuarit i kanë shkëmbyer mes vete, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në disa nga SMS-të janë publikuar është parë se si funksionarë të lartë të OBRM-PDUKM-së i vendosin në shërbim të partisë kishat e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) nga diaspora dhe ambasadat për zgjedhjet në vitin 2011.

“Këtë po e çojmë përpara. Numri i të paraqiturve për votim në diasporë është katastrofë. Koha është e shkurtër, gjithçka që duhet të bëjmë është që t’i marrim adresat e mërgimtarëve nga ambasadat ose Kisha”, thuhet në SMS porosinë e dërguar më 27.04.2011 në ora 18:55 minuta mes ish-ministrit Mile Janakieski dhe Martin Protugjer.

Sipas SMS porosive që i ka prezantuar Prokuroria Speciale, për votuesit e diasporës personalisht është kujdesur edhe ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, i cili nga New Jersey në SHBA drejtpërdrejt e informon Janakieskin për masat e ndërmarra.

“Isha me mërgimtarët në Shën Kirili dhe Metodi në New Jersey, kemi ndarë rreth 800 kërkesa për votues. Konsulli do të punojë edhe gjatë fundjavës, pritet që të ketë më shumë paraqitje”, i thotë Milloshoski – Janakieskit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori