LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Sekseri”, aktakuzë kundër dy personave

Rasti “Sekseri”, aktakuzë kundër dy personave
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në lëndën penale të shenjëstruar si rasti “Sekseri”, kundër të akuzuarve E.B. dhe Rr.H. në drejtim të veprave penale.

Sipas Prokurorisë aktakuza ndaj E.B. është bërë duke u bazuar në drejtim të veprave penale nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së, nenit 394 paragrafi 2 i KPRK-së, dhe nenit 386 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe Rr.H. në drejtim të veprave penale nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe 335 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së. /Telegrafi/