LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Ramadan Mujës kthehet në rigjykim

Rasti i Ramadan Mujës kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që të kthehet në rigjykim lënda e kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i kësaj Gjykate, Hasan Shala në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, njofton Klan Kosova.


Muja dhe pesë zyrtarë të tjerë komunal u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar pasi dyshohen se të njëjtit kanë bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga AKP-ja (Agjencia Kosovare e Privatizimit).

Muja u dënua me dy vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve derisa i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.