LAJMI I FUNDIT:

Rasti i parë i lisë së majmunit tek një fëmijë në Gjermani

Rasti i parë i lisë së majmunit tek një fëmijë në Gjermani

Rasti i parë i lisë së majmunit tek një fëmijë u zbulua në Gjermani. Deri më tani, në atë vend janë regjistruar më shumë se 2900 raste të lisë së majmunëve.

Instituti Gjerman për Shëndet Publik “Robert Koch” njoftoi se një vajzë katërvjeçare nga qyteti Forheim në jugperëndim të Gjermanisë është infektuar.


Vajza, e cila jeton në një familje të përbashkët me dy persona të infektuar, nuk ka simptoma për momentin. Sëmundja u zbulua gjatë një ekzaminimi, kur i morën një shtupë të fytit. Vajza nuk kishte kontakte me askënd jashtë shtëpisë së saj, shkruajnë mediat.

Rasti i parë i lisë së majmunëve u konfirmua në Gjermani më pak se tre muaj më parë dhe që atëherë janë regjistruar gjithsej më shumë se 2900. Shumica e të infektuarve janë meshkuj dhe vetëm shtatë janë femra.

Instituti Robert Koch theksoi se sipas njohurive aktuale, virusi transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, kryesisht gjatë marrëdhënieve seksuale. Sipas tyre, shumica e të infektuarve nuk kanë ecuri të rëndë të sëmundjes.

Në fillim të majit, lija e majmunëve filloi të përhapet në mbarë botën nga vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ku sëmundja është endemike.

Shumica e rasteve të reja të infeksionit u regjistruan në Evropën Perëndimore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm pak fëmijë janë të infektuar në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori