LAJMI I FUNDIT:

Rasti Krasniqi dhe Dezdari – gjykata jep detaje për shpalljen e aktgjykimit

Rasti Krasniqi dhe Dezdari – gjykata jep detaje për shpalljen e aktgjykimit
Foto: RTVD

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të pandehurve Bedri Krasniqi dhe Alban Dezdari.

Ata po akuzoheshin për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë.


Krasniqi është liruar nga aktakuza pasi që nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, ndërkaq i akuzuari Alban Dezdari është shpllaur fajtor dhe është dërnuar me 8 vite burgim.

Prokuroria e EULEX-it, më 21 korrik 2017 kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, për shkak të kryerjes së veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje në tentativë”.

Sipas aktakuzës, katër të akuzuarit më 23 mars 2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut, të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër pasagjerëve të saj, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, A.Rr, të cilët kishin qenë duke i kryer detyrat e tyre të mbrojtjes së rendi ligjor.

Njoftimi i plotë i gjykatës për shpalljen e aktgjykimit:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të pandehurve B. Kpër shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe nenit 30 (paragrafi 2 nën paragrafi 2 dhe 6) të Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK), të dyja në fuqi deri më 06.04.2004, gjithashtu e përcaktuar me nenet 23 dhe 147 (paragrafi 4 dhe 10) të Kodit Penal të Kosovës, në fuqi deri më 31 dhjetor 2012, gjithashtu e përcaktuar me nenet 31 dhe 179 ( paragrafi 1.5 dhe 1.9) të Kodit të Ri Penal të Kosovës, në fuqi prej 1 janarit 2013 dhe i akuzuari A.D për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje nga neni 30 paragrafi 2 nën paragrafi 2 dhe 6 dhe neni 24 të Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK).

I akuzuari B.K në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nën par.1.3 të KPPRK-së është liruar nga aktakuza sepse nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet sipas aktit akuzues.

I akuzuari A.D konform nenit 364 paragrafi 1 të KPPRK-së është shpallur fajtor për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje nga neni 30 paragrafi 2 nën paragrafi 2 dhe 6 dhe neni 24 të Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPK), andaj gjykata në bazë të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të njëjtin e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite, në të cilin dënim do të llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim.

Akuza për vrasjen e dy policëve, Bedri Krasniqi shpallet i pafajshëm - Alban Dezdari dënohet me 8 vjet burgim
Lexo po ashtu Akuza për vrasjen e dy policëve, Bedri Krasniqi shpallet i pafajshëm - Alban Dezdari dënohet me 8 vjet burgim

Obligohet i pandehuri i pandehuri A.D ti paguaj shpenzimet e procedurës penale në lartësi prej 500 € si dhe për fondin për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 100 € të gjitha këto në afat prej 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt juridiko civil.

Bazuar në nenin 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së i akuzuari A.D lirohet nga aktakuza për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë sipas aktit akuzues. i akuzuari

A.D lirohet nga masa e paraburgimit që në ditën e sotme pas shpalljes së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/