LAJMI I FUNDIT:

​Rasti Ivanoviq, vazhdohet për dy muaj masa e paraqitjes në polici për tre të dyshuarit

​Rasti Ivanoviq, vazhdohet për dy muaj masa e paraqitjes në polici për tre të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vazhduar masën e paraqitjes së detyrueshme në polici edhe për dy muaj Dragisha Markoviq, Silvana Arsoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët dyshohen se u kanë ndihmuar autorëve me veprimet e tyre në kryerje të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Kjo është konfirmuar nga avokati i këtij rasti Musa Damati.

“Klientja ime Silvana Arsoviq, me rolin e saj si asistente e partisë, dyshohet se përmes kamerave ka ofruar ndihmë në veprën penale, dhe në këtë fazë të procedurës penale konsideroj se është sukses i mbrojtjes që masat tjera të propozuara nga Prokuroria Speciale e Kosovës janë refuzuar për klienten time, dhe se gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes duke e vazhduar vetëm masën për paraqitje në polici të klientes sime”, deklaroi Damati, tranmeton KP.


Oliver Ivanoviq, lideri i Partisë Liri, Demokraci dhe Barazi u qëllua për vdekje më 16 janar 2018 në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Mediat serbe e përshkruan vrasjen si akt të kryer në makinë nga më shumë se një person, ndërsa Ivanoviq po shkonte në zyrat e partisë.

Policia dyshon se një makinë e gjendur e djegur në një tjetër rrugë të Mitrovicës është përdorur nga autorët e krimit, e më pas është djegur për të humbur gjurmët. Në nëntor 2019, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori