LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Azem Kurtajt, si veproi Policia Ushtarake?

Rasti i Azem Kurtajt, si veproi Policia Ushtarake?
Foto: Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes po mohon se është shkelur Ligji për Policinë Ushtarake, në rastin kur nuk doli në vendngjarje e as marrje në pyetje të pjesëtarit të saj, Azem Kurtaj, që u përfshi në incidentin e plagosjes së dy personave në Shtërpcë. Megjithëkëtë, mosreagimin e tyre dhe këtë shkelje procedurale të Policisë e Prokurorisë, mbrojtja është duke e shfrytëzuar për të rrëzuar aktakuzën.

Policia ushtarake, organ i njohur sipas Ligjit edhe në bazë të cilit funksionon, duket se nuk e ka kryer detyrën ashtu siç përcaktohet në një nga rastet që bëri bujë në këtë fillimvit.

Zyrtarë të Policisë Ushtarake nuk ishin fare në vendngjarje kur u arrestua pjesëtari Azem Kurtaj, ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Policinë Ushtarake.

Sipas nenit 13, pika 1.3 e të këtij ligji, polici ushtarak shoqëron në zyrat e Policisë Ushtarake, pjesëtarët e uniformuar dhe civilët në të gjitha rastet që janë gjetur në vendngjarje dhe për të cilët dyshohet se janë autorë të veprës penale.

Azem Kurtaj ishte vetëdorëzuar në momentin kur ka ndodhur incidenti  në Shtërpcë por u arrestua e dërgua në stacion nga Policia e Kosovës.

Policia ushtarake nuk u përfshi as në marrin në pyetje, ashtu siç ka konfirmuar vet Ministria e Mbrojtjes por megjithatë, ky institucion mohon se kishte shkelje të ligjit.

“Policia Ushtarake ka qenë e pranishme në stacionin policor për të pranuar raportin e deklaruesit, por nuk është brenda kompetencave të këtij organi të trajtoj këtë rast përtej FSK-së, pasi i akuzuari dyshohet për plagosjen me armë të dy qytetarëve të komunitetit serb gjë që konsiderohet vepër penale dhe tejkalon kompetencat e Policisë Ushtarake, të cilët merren me rastet e shkeljeve të masave disiplinore apo kundërvajtjeve në trafik nga ana e pjesëtarëve të FSK-së”, kanë thënë Ministria e Mbrojtjes.

Plagosja në Shtërpcë, avokati i Kurtajt kundërshton arrestin shtëpiak: Klienti im ka vepruar në vetëmbrojtje
Lexo po ashtu Plagosja në Shtërpcë, avokati i Kurtajt kundërshton arrestin shtëpiak: Klienti im ka vepruar në vetëmbrojtje

Megjithëkëtë, pikërisht kjo mosndërhyrje e Policisë Ushtarake është duke u përdorur nga mbrojtja e Kurtajt për të rrëzuar aktakuzën e Prokurorisë.

“Në shkresat e lëndës, mbrojtja nuk ka gjetur ndonjë rol të Policisë Ushtarake në hetimin dhe trajtimin e rastit në fjalë. Andaj, kjo shkelje e ligjit në fuqi nga ana e institucioneve tona është një ndër argumentet kryesore të mbrojtjes në kundërshtimin e aktakuzës dhe provave të grumbulluara në kundërshtim me ligjin në fuqi”, ka theksuar Kujtim Kërveshi, avokat i Azem Kurtajt.

Por, sipas ushtarakut Kadri Kastrati, ky është më shumë gabim i Policisë së Kosovës sesa Ministrisë së Mbrojtjes.

Dërgohet në arrest shtëpiak pjesëtari i FSK-së, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë
Lexo po ashtu Dërgohet në arrest shtëpiak pjesëtari i FSK-së, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë

“Policia e Kosovës duhet ta dijë që nëse has në ndonjë rast, në ndonjë aksident apo ndonjë incident që është i përfshirë një pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës, atëherë ata janë të detyruar të sigurojnë vendin e ngjarjes, dhe të njoftojnë Policinë Ushtarake dhe të mos veprojnë e të mos marrin veprime derisa Policia Ushtarake të vjen dhe të jetë prezent aty në vendin e ngjarjes, në këtë rast mendoj se është bë gabim nga të dyja palët por më tepër nga Policia e Kosovës”, ka deklaruar gjenerali Kadri Kastrati.

FSK-ja ka njoftuar gjithashtu se Azem Kurtaj vazhdon të jetë vetëm i pezulluar nga puna deri në një vendim të formës së prerë të Gjykatës. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori