LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Almirit, kërkohet rifillim i gjykimit nga e para (Dokument/Video)

Rasti i Almirit, kërkohet rifillim i gjykimit nga e para (Dokument/Video)

Nga trupi gjykues kërkojnë që lënda për rastin “Almiri” të rikthehet nga fillimi për shkak se kanë kaluar 90 ditë nga seanca e fundit, e cila u mbajt 1 nëntor të vitit të kaluar. Pala mbrojtëse e familjes Aliu kërkoi nga gjykatësja Maja Denkovska që kjo lëndë t’i merret prokurores publike Suzana Kusigierska sipas nenit 33 të Kodit penal për shkak të përfaqësimit jo të barabart. Avokati Asmir Alispahiç tha se prokurorja ka mbajtur anën e të akuzuarit Boban Iliq, duke mos e pyetur neuro-psikiatrin se a e ka bërë veprën penale me paramendim. Për këtë kërkesë trupi gjykues aktualisht po konsultohet me dyer të mbyllura.

Kjo seancë vjen pas shtyerjes së seancës së 21 janarit, të cilës i parapriu edhe protesta e iniciativës qytetare ku kërkohej nga Prokuroria Republikane që lënda të mos rikualifikohet nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasoja vdekjeje. Rasti buroi si pasojë e ngjarjes tragjike të verës së dy viteve më parë në Kumanovë, ku pas një përleshjeje fizike në mes familjes Iliq dhe Aliu, I dyshuari Iliq u akuzua për shkelje për vdekje të 4 vjeçarit Almir Aliu./TV21/


Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori