LAJMI I FUNDIT:

Rasti ”Almiri” do të kthehet nga fillimi (Video)

Rasti ”Almiri” do të kthehet nga fillimi (Video)

Në shoqërim të forcave policore, nga burgu po sjellët në gjykatë Boban Iliq, i akuzuari për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu. Të gjitha palët janë në sallë, por trupi gjykues vendosi që lënda për rastin “Almiri” mos të vazhdojë. Gjykatësja Maja Denkovska mori vendimin që lënda të rikthehet nga fillimi për shkak se kanë kaluar 90 ditë nga seanca e fundit, e cila u mbajt më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Pala mbrojtëse e Familjes Aliu kërkoi nga gjykatësja që kjo lëndë t’i merret prokurores publike Suzana Kusigierska sipas nenit 33 të Kodit Penal, për shkak, siç u tha, të përfaqësimit jo të barabartë. Avokati Asmir Alispahiq tha se prokurorja ka mbajtur anën e të akuzuarit Boban Iliq, duke mos e pyetur neuro-psikiatrin se a e ka bërë me paramendim veprën i akuzuari Iliq.


Avokati i familjes Iliq, Stevan Pavllovski nuk u prononcua për media. Nuk deshi të flasë as babai i të akuzuarit dhe as vëllai Bojan Iliq. Ky i fundit ishte i përfshirë në përleshjen fizike të rastit tragjik.

Babai i Almirit, Sedat Aliu thotë se me rifillimin e procesit duhet që sërish të përfshihet në akuzë edhe Bojani, i cili sipas tij, ka ushtruar dhunë, gjë që thotë se e dëshmojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Gjykata Themelore në Kumanovë do të vendosë në seancën e radhës të caktuar për më 15 shkurt se a do t’i merret lënda prokurores aktuale. Seanca e sotme vjen pas shtyerjes së asaj të 21 janarit, të cilës i parapriu edhe protesta e iniciativës qytetare ku kërkohej nga Prokuroria Republikane që lënda të mos rikualifikohet nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasoja vdekjeje. Rasti erdhi si pasojë e ngjarjes tragjike të verës së dy viteve më parë në Kumanovë, ku pas një përleshjeje fizike në mes familjes Iliq dhe Aliu, i akuzuari Boban Iliq dyshohet për shkejen për vdekje me makinë të ndjerin 4 vjeçar, Almir Aliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori