LAJMI I FUNDIT:

Rasti i agjencisë “BCD Travel”, edhe një i arrestuar për mashtrimin e qindra qytetarëve

Rasti i agjencisë “BCD Travel”, edhe një i arrestuar për mashtrimin e qindra qytetarëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm bën të ditur se si vazhdimësi e ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurores së çështjes, lidhur me rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve, në të cilin kanë përfunduar të arrestuar më parë katër persona, më 23 qershor 2022, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, personi me inicialet V.C., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në njoftim thuhet se sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë “BCD Travel”, për të cilin rast prokuroria e ka njoftuar opinionin publik, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar qindra qytetarë.


Kërkohet paraburgim ndaj një personi, dyshohet se mashtroi qindra qytetarë të Kosovës për viza
Lexo po ashtu Kërkohet paraburgim ndaj një personi, dyshohet se mashtroi qindra qytetarë të Kosovës për viza

“…Në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur dhe përmes paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju është shkaktuar dëm material”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori