Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) në Kosovë ditë më parë ka rekomanduar rritjen e vigjilencës sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij sikurse edhe të kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave, që duhet të jetë i përhershëm.
IKSHPK në njoftimin e bërë për media tha se nga institucionet shëndetësore të gjitha niveleve kërkohet raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshuara në infeksione, si sindroma meningjeale apo të tjera.
Burbuqe Nushi- Latifi nga IKSHPK, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se meningjiti në ujin e klorizuar nuk qëndron.

Sipas saj, në njoftimin e lëshuar do duhej të cekej se për cilin ujë të pijes bëhet fjalë.
“Nëse ka dal këshilla ‘që të keni kujdes në ujin e pijshëm’, 100 për qind kanë pas në mendje ujërat të cilat nuk janë të sigurt, kryesisht prej bunarëve”, shpjegoi Nushi.
Sipas saj, uji i sistemit i cili trajtohet dhe përfundimisht dezinfektohet nuk ka kurrfarë krize, pasi siç ri-potencoi Nushi “meningjiti nuk qëndron në ujin e dezinfektuar”.
“Por, në ujërat e pishinave, apo të ndenjura të cilat kanë kontakt me ndotje organike. Pse pishinat? Pasi mundet që dikush ka pas kontakt me meningjitin, e ka sjellë aty dhe kështu shkon zinxhirë i mbyllur…”, ka thënë Nushi.
Ajo tutje tha se uji i pijes që është në sistem është i monitoruar dhe i dezinfektuar.
“Sipas rezultateve sot nuk ka kurrfarë ndërrime. Uji i pijes është në monitorim, në rrugëtimin e tij normal. Monitorohet çdo ditë, trajtohet dhe dezinfektohet”, ka thënë Nushi.
Po ashtu, Nushi nga IKShPK ju bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në ujin e pasigurt, si bunarët, sistemet e vogla të pamenaxhuara, etj.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e infeksioneve të ndryshme, bazuar në raportin e IKSHPK, kërkon rritjen e vigjilencës sa i përket kontrollit të vazhdueshëm të ujit të pijes dhe klorizimit të tij, kontrollit të shtuar dhe klorizimit të ujit të pishinave.
Në njoftimin për media të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se bazuar në raportin e ShSKUK-së, numri i rasteve të raportuara për Sindromën meningjeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Tërmet në Shqipëri

“Krimi nuk ka fe, komb e as parim”: Vrasja e rreshterit Lika, temë e ligjëratës së premtes në xhamia

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Shqetësime se po bie interesimi për ndjekjen e seancave të Kuvendit

Kolegu polic i Triumf Rizës dëshmon në gjykimin ndaj Ilir e Rrahim Abdullahut: Më ka thanë që po e përcjellin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut