LAJMI I FUNDIT:

Rastet e dhunimit në Kosovë, Qeveria do të krijojë Komision profesional

Rastet e dhunimit në Kosovë, Qeveria do të krijojë Komision profesional

Pas rastit të dhunimit të së miturës në Prishtinë sot është mbajtur takimi i Grupit të Përgjigjes Emergjente, ndërsa u tha se është ofruar mbrojtja e së miturës dhe shërbimet adekuate mbështetëse.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë u tha se Qeveria do të krijojë një Komision Profesional, i cili do të analizojë dhe rekomandojë veprime konkrete.


Grupi i Përgjigjes Emergjente, gjegjësisht përfaqësues nga Policia e Kosovës, Prokuroria, Mbrojtësit e viktimave, Punëtorët social, Gjykata dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë mbledhur me ftesë të zëvendësministres së Drejtësisë, Nita Shala.

Zëvendësministrja Shala, njëherësh koordinatore nacionale kundër dhunës në familje tha “ndajmë shqetësimin lidhur me rastin e dhunimit të vajzës në Prishtinë. Konfirmojmë ndërmarrjen e veprimeve institucionale sipas parashikimeve ligjore.

Sa i takon të dyshuarve, informojmë se janë arrestuar katër prej tyre dhe i dyshuari i pestë, tashmë i identifikuar, është në kërkim.

Me kërkesë të Prokurorit të rastit, dy të arrestuarve të parë iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Seanca për paraburgim lidhur me dy të dyshuarit tjerë të arrestuar pritet të zhvillohet brenda afateve të parashikuara ligjore. Është ofruar mbrojtja e të dëmtuarës dhe shërbimet adekuate mbështetëse”.

Ajo tha se nisur nga ndjeshmëria e rastit, duke qenë se kanë të bëjnë me të mitur, kërkojnë mirëkuptimin e gjithsecilit sa i takon detajeve mbi rastin.

“E një rëndësie të posaçme është mbrojtja e integritetit të të miturve në procedurë.  Konfirmojmë gatishmërinë e secilit institucion përgjegjës për ndërmarrjen e të gjithë veprimeve, konform legjislacionit në fuqi”, tha ajo tej.

Po ashtu u bë e ditur se Qeveria do të krijojë një Komision Profesional, i cili do të analizojë dhe rekomandojë veprime konkrete në vijim.

Komisioni do të bëjë:

Një hulumtim kriminologjik të faktorëve që çojnë në kryerjen e veprimeve tilla;

Përgjigjet institucionale ndaj rasteve të abuzimit me të mitur;

Zhvillimi i procedurës dhe epilogu i rasteve të kësaj natyre si rezultat i veprimeve të prokurorisë dhe gjykatave në Republikën e Kosovës, për një periudhë 5 vjeçare.

Fëmijët e vajzat tona kanë të drejtë të jetojnë të lira prej dhunës. Jemi të vetëdijshëm për obligimin institucional për të garantuar që të njëjtat të shkojnë pa frikë të dhunimit në shkollë, punë a kudo nëpër hapësirat publike”.

Grupi do të rimblidhet sërish brenda kësaj jave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori