Arsenalit mund t’i nevojitet një mrekulli sonte në Paris, por nëse ia dalin, shenjat historike janë në favor të tyre. Mikel Arteta është në kërkim të trofeut të parë evropian për “Topçinjtë” dhe ekipi i tij ka përpara një sfidë të vështirë teksa udhëton në kryeqytetin francez për tu përballur me PSG-në.  

Ata do ta nisin ndeshjen në “Parc des Princes” me një disavantazh prej një goli, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Londër. Goli i hershëm i Ousmane Dembélé ishte vendimtar në atë takim. 


Megjithatë, nëse Arsenali arrin të bëjë të pamundurën në Paris, statistikat historike tregojnë se ky mund të jetë viti i tyre. Janë katër ogurë që flasin në favor të tyre. 

Fitues i ri çdo herë në Mynih 

Sa herë që finalja e Ligës së Kampionëve është zhvilluar në Mynih, gjithmonë ka pasur një fitues të ri të trofeut. Ky qytet e ka pritur finalen katër herë. Në vitin 1979, Nottingham Forest mposhti Malmö (1-0).  

Në vitin 1993, Marseille mposhti AC Milan (1-0). Në vitin 1997, Borussia Dortmund mposhti Juventusin (3-1). 

Në vitin 2012, Chelsea triumfoi ndaj Bayern Munichut pas penalltive, me Didier Drogba si hero. 

Pra, historia tregon se kur një skuadër angleze luan finalen në Mynih, ajo e fiton. Ndërsa në katër rastet e cekura më lartë, ekipet fituese e fituan për herë të parë në histori të tyre.  

Të fortë jashtë fushe 

Arsenali është i pamposhtur në katër ndeshjet e fundit jashtë fushe në Evropë. Së fundmi, ata mposhtën Real Madridin 2-1 në “Santiago Bernabéu” dhe më parë shkatërruan PSV-në 7-1 në 1/8 e finales. Ata kaluan edhe Gironën dhe dominuan Sportingun e Lisbonës. 

Nëse fitojnë edhe në Paris, do të ishte hera e parë që shënojnë pesë fitore radhazi jashtë fushe në Evropë – një tjetër mundësi për të shkruar histori. 

PSG, histori negative në shtëpi në gjysmëfinale 

Edhe pse PSG ka avantazhin e fushës, historia nuk është në anën e tyre në gjysmëfinale. Ata u mundën 1-0 nga Borussia Dortmund vitin e kaluar, 2-1 nga Manchester City në 2021 dhe humbën ndaj AC Milan në 1995. 

Për më tepër, PSG ende nuk e ka fituar kurrë trofeun e Ligës së Kampionëve – kjo mbetet një zonë e panjohur për ta. 

Kur vdes Papa, fiton një ekip anglez 

Interesant është fakti se sa herë ka ndërruar jetë një Papa, një skuadër angleze ka fituar Ligën e Kampionëve. Në vitin 1978, pas vdekjes së Papa Gjon Palit I, Nottingham Forest fitoi trofeun. 

Në vitin 2005, pas vdekjes së Papa Gjon Palit II, Liverpooli triumfoi në finalen e famshme ndaj Milanit. Në vitin 2022, pas ndarjes nga jeta të Papa Benediktit XVI, Manchester City fitoi trofeun e parë evropian. 

Këtë vit, pas vdekjes së Papa Françeskut, a mund të jetë radha e Arsenalit? 

Sot do të dihet, rreth mesnatës, kur PSG dhe arsenal do ta zhvillojnë aktin e dytë gjysmëfinale./Telegrafi/   

telegrafi sport app