Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se takimi në Ambasadën amerikane ku u diskutua për çështjen e Asociacionit ishte produktiv dhe në një nivel të lartë serioziteti.
Ai ka thënë se mbështet inicimin e proceseve duke shtuar se nuk mund të flas në emër të kryeministrit apo ministrave të tjerë në Qeverinë Kurti.
Në një konferencë për media, Rashiq ka thënë se takimi ka pasur peshë të madhe politike.
“Takimi ka qenë produktiv dhe unë e shoh që ka pas një dimension të nivelit të lartë të seriozitetit sepse konsideroj që ka pasur mbështetje në një organi për ne kaq politikisht të them influental siç është Ambasada Amerikane. Edhe pse takimi nuk ka pasur ndoshta ndonjë përmbyllje teknike, por në veçanti ka pasur peshë politike. Kështu që e vlerësoj si një takim pozitiv shumë më të mirë se takimet paraprake të cilat kam qenë pjesëmarrës. E vlerësoj si akt pozitiv”, ka thënë ai.
Rashiq ka thënë se çdo dokument që është draft nuk është diçka përfundimtare dhe të tilla mund edhe të mos pranohen.
“Duhet të kuptoni saktë që secili dokument që është draft do të thotë versioni në përpunim. Kjo nuk është diçka përfundimtare, por është diçka fillestare, është një propozim. Është një ide e cila mund të pranohet, por mund të mos pranohet asnjë pjesë e saj. Prandaj, siç kam thënë më herët, krejt ky është proces. Unë jam për inicim të proceseve, që do të thotë të bëjmë ne në mënyrë proaktive. Që të shkojmë, si të them, përballë sfidave, jo të presim që të ndodhin dhe të reagojmë në defensivë. Por, unë jam njeri që konsideroj që proaktiviteti në këtë rast është mënyra e suksesit”, ka thënë Rashiq, raporton KP.
Ai ka thënë se e mbështet inicimin e proceseve dhe sipas tij, proakiviteti është mënyra më e mirë në këtë rast.
“Unë e kam mendimin që duhet të jemi proaktivë në secilin prej problemeve, a është po ashtu i njëjtit mendim kryeministri apo ministrat unë nuk mund të flas në emrin e tyre sepse është bindja ime që duhet të jemi proaktivë. Nuk e specifikoj në cilën formë por zakonisht mendoj që proaktiviteti është mënyra më e mire”, ka thënë Rashiq. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën