LAJMI I FUNDIT:

Rashiq flet për arrestimin e Radimiroviqit, thotë se kjo është mënyrë e frikësimit nga Serbia

Rashiq flet për arrestimin e Radimiroviqit, thotë se kjo është mënyrë e frikësimit nga Serbia

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media ka folur për ndalimin e drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, nga Policia e Serbisë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e tij.

Rashiq deklaroi se janë duke punuar për gjetjen e një ndihme adekuate për të dalë nga kjo gjendje, transmeton Telegrafi.


“Edhe vetë Nikolla është një prej viktimave që është në paraburgim. Duhet ta mbrojmë Nikolla Radimiroviqin, jam në kontakt me zëvendësin tim që merret me këtë, që ta gjejmë ndihmën adekuate juridike për të që sa më shpejtë të dalë nga kjo gjendje. Është një metodologji që po zbatohet që 7-8 vjet. Çdoherë që jam përpjekur ta kaloj kufirin, jam ndaluar për disa orë. Për këtë nuk ekziston asnjë bazë ligjore, asnjë deklaratë apo padi nga ana e policisë. Kjo është një kulminim i asaj metodologjisë së vjetër që aplikohet për 7-8 vjet për mua dhe bashkëpunëtorët e mi. Kjo është mënyrë e thjeshtë e frikësimit dhe tensionimit”, ka thënë ai.

Sveçla: Serbia ka arrestuar drejtorin e Administratës në Leposaviq dhe të fejuarën e tij
Lexo po ashtu Sveçla: Serbia ka arrestuar drejtorin e Administratës në Leposaviq dhe të fejuarën e tij

Tutje, ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja duke thënë “Ka ndodhur së pari një ndalim në pikën kufitare, është mbajtur aty 4 orë, është marrë në pyetje prej anës së personave që e kanë prezantuar vetëm si anëtarë të BIA-s”.

“Pas një kohe të gjatë, prej 9:30 është marrë në pyetje deri në orën 19:00-20:00, prej atyre organeve që e kanë transferuar në stacionin e policisë në Rashkë dhe prej atij momenti po mbahet atje dhe sipas informacioneve do të jetë aty së paku deri të hënën pasi gjyqtari nuk është aty dhe kur të vijë të hënën do të merret me rastin. Po guxoj të supozoj që kjo është një prej pjesës metodologjisë shantazhuese”, ka thënë ai.

Sipas ministrit, i ndaluari është ngarkuar me veprën penale “Shkelja e rendit kushtetues”.

Rashiq gjatë konferencës ka folur edhe për zgjedhjet në veri, duke thënë se nuk sheh vullnet nga qytetarët për zgjedhje.

“Nuk shoh vullnet pozitiv as të qytetarëve në veri e as atyre radikalëve që këtë proces ta sjellim deri në fund”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori