Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli nga Kosova ishte pjesë e shumë spekulimeve në dy afatet e fundit kalimtare, por në fund dështoi transferimi i tij.


Aston Villa, Bayer Leverkusen, RB Leipzig, Leeds United, Wolfsburg, Monaco, Milan e Napoli ishin disa nga skuadrat që u interesuan për transferimin e tij.

EwJX0c5WYAErt9J

Megjithatë Werder Bremen nuk u kënaq asnjëherë me ofertën dhe pritet që në verë ta shes Rashicën.

Klubi gjerman tanimë ka gjetur zëvendësuesin e vushtrriasit dhe ai do të jetë një futbollist tjetër shqiptarë, i cili është Sead Haksabanovic.

sead haksabanovic of west ham united in action during the premie 848811 Sead Haksabanovic sa ishte pjesë e West Ham United

21-vjeçari është shqiptar i lindur dhe rritur në Suedi, me baba nga Tuzi dhe nënën nga Mitrovica, por pasi qëluajti për grupmoshat e shtetit skandinav, në fund vendosi ta përfaqësojë Malin e Zi.

bigOriginal

Aktualisht sulmuesi anësorë luan tek Norrkoping në Suedi ku në katër ndeshjet e para të Kupës shtetërore ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim.

Në vitin 2017 Haksabanovic iu bashkua West Ham Unitedit, derisa karrierë ka bërë edhe te Malaga.

Screenshot 3 11

Gjithsesi mediumi 'fussballtransfers' ka raportuar se Werderi është gati të shpenzojë rreth pesë milionë euro për afrimin e shqiptarit në Bundesliga.

Në anën tjetër, klubi gjerman synon që nga shitja e Rashicës të fitojë mbi 15 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app