Elbasan Rashani është njeriu i momentit tek skuadra franceze Clermont.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në tri ndeshjet e para për ekipin francez.


Clermont e ka nisur për mrekulli edicionin debutues në Ligue 1, ku në tri takimet e para ka grumbulluar shtatë pikë.

E9ZY5XmXEAMtH5D 1

Megjithatë sulmuesi më në formë i tyre, Elbasan Rashani është në dyshim për ndeshjet e radhës, që Clermont e zhvillon ndaj Metzit.

Rashani nuk ka stërvitur ditën e sotme shkaku i një lëndimi muskulor.

E9ZunDyXsAYot47

Mediat franceze kanë raportuar se ylli i Kosovës është në dyshim për ndeshjen e fundjavës ndaj Metzit.

Megjithatë nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë dhe Rashani është i gatshëm që të bashkohet me Kosovën për ndeshjet e muajit shtator. /Telegrafi/

telegrafi sport app