Raportuesi i BE-së për Serbinë në Parlamentin Evropian, sllovaku Vladimir Bilcik, thotë se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një detyrim dhe një çështje komplekse, e cila kërkon më shumë kohë.
Ai ka mirëpritur angazhimin e SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se BE ka një rol udhëheqës në atë proces.
Bilcik, ka deklaruar për portalin “KosoOnline”, se të gjitha zotimet e marra duhet të respektohen dhe zbatohen, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Prishtina duhet të respektojë angazhimet e marra në Bruksel në vitin 2013, veçanërisht kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili ende nuk është formuar, transmeton Telegrafi.
Ai tha se “e kupton që Asociacioni është një çështje komplekse dhe se duhet më shumë kohë për të zbatuar disa pjesë të marrëveshjes, por është e rëndësishme të tregohet vullnet i mirë dhe udhëheqje politike në formimin e Asocicionit”.
Duke komentuar deklaratën e shefit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell se një marrëveshje midis Kosoëvës dhe Serbisë mund të arrihet në muajt e ardhshëm, Bilcik tha se, “ndonëse të gjithë duam që dialogu të përfundojë në të ardhmen e afërt, gjëja më e rëndësishme është të vazhdojmë me një ritëm të mirë dhe me një përkushtim të qartë politik, drejt arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse.
Bilckik e sheh “Mini Schengenin” si një iniciativë për të forcuar bashkëpunimin rajonal.
“Megjithatë, kjo nuk mund të zëvendësojë qëllimin e vërtetë strategjik të partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor – pranimin në BE dhe zonën Shengen. Kjo duhet të jetë aspirata kryesore e të gjithë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Liria e lëvizjes është një nga shtyllat themelore të Bashkimit Evropian. një nga arritjet më të mëdha të integrimit evropian. Në fund, qëllimi i çdo vendi anëtar të ardhshëm është të jetë pjesë e një zone pa kufizime të udhëtimit”, tha Bilcik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës