Ngritet çmimi i tatimit në pronë për gati 100 për qind – Komuna e Prishtinës thotë se MF-ja ka bërë rivleresim të pronave
Komuna e Prishtinës është raportuar se ka ngritur çmimin e tatimit në pronë.
Dhjetra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur si vendim absurd.
“Qytetarët e Prishtinës po raportojnë 75% – 100% ngritje të tatimit në pronë. Çfarë po ndodhë Komuna e Prishtinës”, thuhet në reagimin e ‘Vrojtuesit e Lagjes’.
“Jo 70%, 5 vitet e fundit kam pagu 119 euro. Në e-Kosova këtë vitë kam 264 euro!!! Lehtë të llogaritet. Tash komuna nga ky vitë vlerëson 1300 euro m2, e kam ndërmend me iu ba ofertë për 1000 euro m2 po ja shes komunës. Kaos në trafik, lojë me tru të qytetarve, vjedhje masive në këtë krizë, personalisht kam pagu me rregull por këtë vit skan me pa pagesë komuna. Me qenë qytetarë të organizuar nuk luajnë me ne kështu”, ka thënë qytetari Luan Reka.
Për këtë rritje, Komuna e Prishtinës e ka lënë fajtore Ministrinë e Financave.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se norma e tatimit është e njëjtë, por Ministria e Financave ka bërë rivleresimin e pronave, duke i vleresuar me lartë.
“Andaj, dhe do të paguajmë me shumë. As në si Komunë nuk jemi njoftuar mirë për këtë punë”, ka thënë Zogaj.
Ndërsa ekonomisti Ujkan Bajra, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka rritje enorme të bazës tatimore, ku për vitin 2023 është rritur gati 100% më shumë se dy vitet e mëparshme.
“Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është gjeneruar/krijuar nga Ministria e Financave. Për të njëjtat njësi banimi apo truall/pllace, shoh një rritje anormale të bazës tatimore (vlera e vlerësuar e pronës), ku për vitin 2023 është rritur gati 100% më shumë se dy vitet e mëparshme dhe e gjithë kjo pa asnjë njoftim nga institucionet tona, por në një mënyrë shumë tinëzare (në rastin tim: shiko e njëjta pronë nga 76 mijë në 2021 vlerësohet 144 mijë në 2023-100% më shumë). Absurditeti i llojit të vet”, ka shkruar ai.
Tutje Bajra ka publikuar edhe disa të dhëna tatimore për tri vitet e fundit:
2023 – tatimi në pronë 571 euro
2022 – tatimi në pronë 350 euro
2021 – tatimi në pronë 304 euro
Ekonomisti Bajra thotë se kjo është taksa më e pamëshirshme në historinë e re të Kosovës dhe kujdesi për shtresat shoqërore është kthyer në gjueti.
“Me të njëjtën mirëqenie, me të njëjtat paga, me kufirin e rritur të varfërisë, me normën më të lartë të inflacionit në të gjithë periudhën e pasluftës, është absolutisht anormale që qytetarët të rëndohen edhe më shumë nga rritja e bazës tatimore (vlera e vlerësuar e pronës), rrjedhimisht e tatimit në pronë. E tmerrshme”, shkroi Bajra./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre