Qindra lajme me përmbajtje rreth kurave dhe rreziqeve nga COVID-19 janë përkthyer dhe ripublikuar në gjuhën shqipe nga burime jo të sigurta të informacionit. Një lexim i thjeshtë në internet dhe ju do të kuptoni që pjesa më e madhe e informacioneve nuk e ka të cituar burimin origjinal dhe si rrjedhojë informacioni është lehtë i kontestueshëm.
Vetëm në vitin e fundit janë mbi 20 raste kur Këshilli i Mediave të Shkruara ka konstatuar se mënyra se si janë përkthyer lajmet dhe janë ripublikuar nga portalet ka qënë në kundërshtim me rregullat e këtij këshilli.
Pre e kësaj shprehie janë edhe lajmet për COVID-19.
Të dhënat na tregojnë se në kohën kur njerëzimi po ballafaqohet për të shpëtuar jetën nga infektimi me COVID-19, janë shtuar edhe lajmet e rrejshme dhe konspiracioniste për vaksinat anti-COVID.
Gjithashtu janë shtuar edhe lajmet për pasojat që mund të lë ky virus në shëndetin tonë, në ekonominë dhe jetën tonë të përditshme me masat anti-COVID, por në të njëjtën kohë shumëkush ka tentuar edhe tenton pa shkencë, pa thirrje profesionale e pa burime zyrtare të ofrojë lajme të dyshimta, të pabazuara dhe konspirative sa i përket pasojave që mund të ketë njeriu dhe shëndeti jonë pas marrjes së vaksinës në Kosovë.
Pra, në vend se të kemi informacione të rëndësishme, mund të kemi informacione potencialisht të dëmshme dhe të rrejshme.
“Po na vendosen çipat”, “mbetesh steril”, “po duan me na kontrollu”, “me na mbajt me barna” … janë këto disa thirrjet nga njerëz që janë kundër vaksinimit dhe shpesh ka konspiracione që janë shpërndarë nga anti-vaksinë grupet nëpër botë.
Zakonisht lajmet e rrejshme, të pakonfirmuara e të dyshimta mund të përhapen më shpejt nëpërmjet kanaleve të ndryshme, si mediat sociale edhe nëpër platforma të tjera online.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ofruar informata të rëndësishme për të gjithë ata persona që kanë mëdyshje për marrjen e vaksinës, pasojat nga vaksina etj., por edhe duke ofruar informata të rëndësishme për të parandaluar lajmet e rrejshme, konspiracionit etj. (burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë)
Por, mediat kredibile edhe profesionale në Kosovë gjatë raportimeve të tyre për temat anti-COVID dhe ndikimin që mund të ketë marrja e vaksinës duhet të fokusohen kryesisht te citimi i burimeve kur një shkrim/artikull ripublikohet ose kur përkthehet nga një media tjetër ndërkombëtare e nga një gjuhë tjetër.
Shprehia që informacionet e marra nga burime ndërkombëtare të përkthehen dhe mos të citohet burimi i informacionit, duhet të ndryshojë. Bashkë me të duhet të ndryshojë edhe shprehia e lexuesve. Këta të fundit duhet të dinë që materialet pa linqe të burimit, mund të jenë të pavërteta dhe nuk duhet t’u besohet.
Ajo çka tjetër mund të bëjnë gazetarët dhe mediat është që t’ju japin hapësirë më të madhe ekspertëve të fushës, mjekëve edhe specialistëve të cilët mund të ofrojnë këshilla, informacion dhe kujdes për shëndetin tonë, para dhe pas infektimit më COVID-19.
Pra, duke cituar burimin zyrtar të informacionit e të lajmit ndërkombëtar, ne kemi hequr mëdyshjet e një informacioni jokredibil, kemi cituar një media/kanal, revistë shkencore kredibile dhe kemi ndihmuar sado pak në mos hezitimin dhe parandalimin e ndonjë paqartësie edhe më të madhe te publiku për ndikimin e marrjes apo jo të vaksinës anti-COVID. /Marrë nga: Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë