LAJMI I FUNDIT:

Raporti i PE-së për Kosovën e konfirmon se ka ndërhyrje për dezinformim nga Rusia dhe Kina

Raporti i PE-së për Kosovën e konfirmon se ka ndërhyrje për dezinformim nga Rusia dhe Kina

Parlamenti Evropian në raportin e fundit për Kosovën konfirmon se ka ndërhyrje për dezinformim nga Rusia dhe Kina.

Sipas PE-së, ka rritje të ndërhyrjeve nga këto vende për keqinformim.


“Është shqetësuese rritja e ndërhyrjeve keqdashëse nga vendet e huaja në formën e fushatave të dezinformimit dhe keqinformimit të organizuara nga disa aktorë, veçanërisht nga Rusia dhe Kina”, thekson PE-ja, shkruan Telegrafi.

Raporti i bënë thirrje Kosovës dhe BE-së që të rrisin bashkëpunimin për të luftuar fushatat e dezinformimit dhe kërcënimeve hibride në vend.

“I bëhet thirrje Kosovës dhe BE-së që të rrisin bashkëpunimin për forcuar demokracinë dhe të luftojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse fushatat e dezinformimit dhe kërcënimet hibride që synojnë të destabilizojnë vendin, të cilat minojnë perspektivën e tij evropiane, duke përfshirë në fushat e sigurisë kibernetike, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe sigurinë energjetike”, shton raporti.

Po ashtu, PE-ja kërkon nga Kosova që të hetoj praninë e mundshme të grupit paramilitar Wagner në veri të vendit.

“Dënohet përpjekja ruse për të ushtruar ndikim mbi vendet e Ballkanit Perëndimor me anë të shfrytëzimit të ndarjeve kulturore, etnike dhe fetare dhe destabilizimit të forcave pro-demokratike dhe shprehet shqetësimi për kërcënimet hibride, duke përfshirë praninë e grupit rus Wagner në Serbi”, thotë Parlamenti Evropian.

“Kërkohet nga autoritetet kosovare që të hetojnë praninë e pretenduar të mercenarëve rusë të Grupit Wagner në veri të Kosovës dhe shpreh shqetësime serioze në këtë drejtim për grafitin rus të Wagnerit që është shfaqur në hapësira publike në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit”, thuhet ndër të tjera në raport.

Për raportin për Kosovën votuan 452 deputetë, 87 ishin kundër dhe 76 abstenuan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori