LAJMI I FUNDIT:

Raporti i KE-së për Kosovën: Përparim të lehtë kundër korrupsionit dhe reformave evropiane, kritika për Kuvendin dhe zgjedhjet komunale

Raporti i KE-së për Kosovën: Përparim të lehtë kundër korrupsionit dhe reformave evropiane, kritika për Kuvendin dhe zgjedhjet komunale

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, këtë vit ka kritika për punën e Kuvendit duke theksuar vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje. Po ashtu ka përmendur edhe procesin e zgjedhjeve komunale që u mbajtën në tetor të vitit 2021, duke e konsideruar të ulët pjesëmarrjen e grave në jetën politike.

Raporti përmend marrëveshjen për energjinë e atë për letërnjoftimet. Është kërkuar konstruktivitet më i madh nga Kosova.


“Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, përkundër faktit se Qeveria bazohet në një shumicë të fortë”.

“Shumica dhe opozita duhet të përmirësojnë dialogun politik dhe të punojnë së bashku për të avancuar më tej agjendën e reformave të BE-së dhe për të krijuar konsensus rreth reformave të mëdha. Gjuhë nxitëse kundër kundërshtarëve politikë vazhdoi të përdoret në debate”.

Raporti ka vënë në pah edhe mungesat e shpeshta të anëtarëve në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Mungesat e shpeshta të anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit në mbledhje, mospjesëmarrja e Lista Srpska dhe më vonë dorëheqja e nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me zgjedhjen e tij si kryetar i Mitrovicës, shpeshherë ia pamundësoi Kryesisë së Kuvendit arritjen e kuorumit për mbajtjen e mbledhjeve”.

Një tjetër “kritikë” e raportit të progresit ka të bëjë me mënyrën e votimit më dorë, që sipas këtij raporti ky lloj votomi në shumë raste çoi në rezultate të pasakta të votimit.

Po ashtu thuhet se, sipas sistemit të votimit me ngritje duarsh Kuvendi nuk i publikon të dhënat e votimit të deputetëve, gjë që cenon transparencën dhe llogaridhënien ndaj publikut.

Raporti për Kosovën kërkon nga Kuvendi të ushtrojë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbajtur qeverinë dhe institucionet e tjera të japin llogari.

Në lidhje me reformat e Bashkimit Evropian, Kuvendi miratoi një sërë aktesh të rëndësishme legjislacioni, ndër të tjera ligji për deklarimin e pasurisë dhe financimin e partive politike, ka theksuar tutje ky raport.

Gjatë periudhës raportuese, Kuvendi ka miratuar 77 ligje, 27 prej të cilave kanë të bëjnë me ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Procesi i dialogut Kosovë – Serbi

Raporti përmend marrëveshjen për energjinë e atë për letërnjoftimet. Është kërkuar konstruktivitet më i madh nga Kosova.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja në normalizimin e raporteve me Serbinë ka vazhduar me takime të rregullta mujore në nivel të shefave të ekipeve negociatore dhe në nivel të lartë në takimin më 18 gusht 2022. Palët miratuan një Udhërrëfyes për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në qershor të 2022-tës dhe u pajtuan për udhëtimin vetëm me letërnjoftime në mes të Kosovës dhe Serbisë, në gusht 2022″

“Kosovës i nevojitet të angazhohet më konstruktivisht dhe të bëjë përpjekje të mëtejme thelbësore në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të së kaluarës dhe të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit, ligjërisht të detyrueshme me Serbinë”.

“Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare për t’ua mundësuar Kosovës dhe Serbisë avancimin në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në Raport.

Lufta kundër korrupsionit dhe terrorizmit

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, është thënë se Kosova gjatë kësaj periudhe raportuese ka bërë njëfarë progresi me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit.

“Ekziston nevoja për përmirësim të kornizës së përgjithshme ligjore. Duhet përpjekje e vazhdueshme për të arritur hetime më proaktive, vendimet përfundimtare të gjyqësorit dhe konfiskimin përfundimtar të aseteve. Pavarësisht përpjekjeve të bëra tashmë, ekziston nevoja për vullnet të fortë politik për të vazhduar trajtimin efektiv të rreziqeve të korrupsionit sistematik dhe po ashtu të drejtësisë së fortë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”.

“Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar dhe është bërë përparim i kufizuar në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të krimit të organizuar. Mjetet e fuqishme të parashikuara nga Kodi Penal dhe Ligji për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit ende nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Janë zhvilluar një sërë operacionesh të suksesshme që targetuan krimin e organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërkufitar. Lufta kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës vazhdon të jetë sfiduese”.

Për luftimin e terrorizmit dhe luftën kundër parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, është thënë se ka një progres në përputhje me objektivat e përcaktuara në marrëveshjen BE-Kosovë për Planin e Përbashkët të veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor.

“Autoritetet e Kosovës duhet të jenë më efikase në angazhim për luftim të pastrimit të parave dhe ligji në fuqi duhet të jetë në përputhje me acquisin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Korniza ligjore garanton gjerësisht mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në përputhje me standardet evropiane. Kosova tregoi përkushtim për trajtim të pabarazisë gjinore. Duhet bërë më tepër për të garantuar në mënyrë efikase të drejtat e minoriteteve, pra duke përfshirë atyre të romëve dhe ashkalinjve dhe personave të zhvendosur, për të siguruar barazi gjinore në praktikë dhe për të avancuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Zgjedhjet komunale: Pjesëmarrja e grave në jetën politike është e ulët

Komisioni Evropian në Raportin e Progresit të vitit 2022 për Kosovën, në fushën e demokracisë ka përmendur edhe procesin e zgjedhjeve komunale që u mbajtën në tetor të vitit 2021.

Në raport është theksuar numri i ulët i pjesëmarrjes së grave në jetën politike në Kosovë.

“Fushata ishte e gjallë dhe një numër i madh garuesish u ofruan votuesve një zgjedhje reale, me përjashtim të komunave serbe të Kosovës, ku konkurrenca politike ishte e kufizuar. Numri shumë i ulët i grave në garat për kryetare komunash, reflekton pjesëmarrjen e ulët politike të grave në Kosovë”- thuhet në raport.

Sipas raportit, subjektet politike duhet të trajtojnë me seriozitet çështjen e pabarazisë gjinore dhe të ndërmarrin veprime afirmative për të kapërcyer pengesat që kufizojnë pjesëmarrjen e grave në jetën politike.

Komisioni Evropian thotë se pothuajse të gjitha rekomandimet e ofruara nga misionet e mëparshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së, mbeten të pa adresuara. Më tej, theksohet se, partitë politike duhet të përmbushin angazhimin e tyre dhe të marrin pjesë në komisioni ad hoc për të adresuar të gjitha rekomandimet nga misionet ekspert të BE-së.

“Korniza ligjore për zgjedhjet mbetet e pandryshuar që nga viti 2010. Kosova duhet të adresojë të gjitha mangësitë dhe dispozitat kontradiktore në ligj. Pothuajse të gjitha rekomandimet e ofruara nga misionet e mëparshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së mbeten të pa adresuara, kryesisht për shkak të shpeshtësisë së parakohshme parlamentare. Partitë politike duhet të përmbushin angazhimin e tyre dhe të marrin pjesë aktive në komitetin ad hoc për të adresuar të gjitha rekomandimet nga misionet e njëpasnjëshme vëzhguese dhe eksperte të BE-së në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”- rekomandin komisioni.

Progres në zbatimin e agjendës së reformave evropiane

Në raportin e progresit për vitin 2022, KE ka vlerësuar se stabiliteti politik dhe institucional ka bërë që të ketë mjedis për progres në këtë drejtim.

“Në këtë kontekst, u arrit ca progres në miratimin dhe zbatimin e lidhur me BE-në reformat. Kosova miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e Stabilizimit dhe Marrëveshja e Asociimit dhe Plani i Veprimit II Agjenda e Reformës Evropiane (ERA)”.

Komisioni ka vlerësuar se Kosova përgjatë kësaj periudhe i ka forcuar edhe mekanizmat e raportimit.

“Kosova ka forcuar kapacitetet e saj për të koordinuar zbatimin e zotimeve dhe detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe ERA II, dhe ka përmirësuar mekanizmat e raportimit” -thuhet në raport.

Komisioni po ashtu ka rekomanduar që për të pasur më shumë progres në zbatimin e reformave të agjendës evropiane, qeveria të ia delegoj disa kompetenca ministrive.

“Për të ndjekur reformat në mënyrë më efektive, është thelbësore që qeveria bazohet në arritjet ekzistuese, siguron mbështetje ndërpartiake për reformat dhe decentralizon procesin e vendimmarrjes duke i deleguar më shumë përgjegjësi linjës ministrive”, thuhet në raport./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori