LAJMI I FUNDIT:

Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut nuk kërcënohet nga kthimi i vizave me BE-në

Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut nuk kërcënohet nga kthimi i vizave me BE-në

Të gjitha vendet dhe territoret evropiane vazhdojnë të harmonizojnë politikat e tyre të vizave me BE-në dhe gëzojnë përfitimet e regjimit pa viza, ndërsa i vetmi vend në kontinent, regjimi i të cilit pa viza është aktualisht nën kërcënim është Gjeorgjia, për shkak të trazirave të fundit në atë vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni i BE-së miratoi raportin e shtatë në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave, i cili përdoret për të monitoruar regjimet pa viza që BE-ja ka me partnerët e saj nga Ballkani Perëndimor.

“Për fqinjët e BE-së, vazhdimi i procesit të liberalizimit të vizave mbetet një mjet i fuqishëm për të mbështetur reformat dhe për të forcuar bashkëpunimin me BE-në në fushat e migracionit, menaxhimit të kufijve dhe sigurisë.


Komisioni konsideron se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë marrë masa për t’iu përgjigjur disa rekomandimeve të bëra në raportin e gjashtë në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave. Megjithatë, ata ende duhet të ndërmarrin veprime të mëtejshme, veçanërisht për të harmonizuar politikën e tyre të vizave me politikën e vizave të BE-së”, thuhet në raportin e fundit.

Për Ukrainën dhe Kosovën thuhet se ka ende kushte për një regjim pa viza, por duhet të merren masa nga rekomandimet e Komisionit të BE-së, ndërsa për Gjeorgjinë po mendohet pezullimi i vizave për disa kategori të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori