Barcelona ka konfirmuar të enjten se ylli brazilian, Raphinha, ka zgjatur qëndrimin e tij në "Camp Nou" deri në verën e vitit 2028.

Vendimi për rinovim vjen menjëherë pasi klubi bëri publik edhe emërimin e Hansi Flickut si trajner i ri.


Raphinha ka qenë një nga motorët kryesorë të suksesit katalanas këtë sezon, me paraqitje që e kanë futur në garë për "Topin e Artë".

I ardhur nga Leeds United në vitin 2022 për 58 milionë euro, ai ka shpërblyer plotësisht besimin e klubit.

Në edicionin aktual, ai ka regjistruar statistika mbresëlënëse: 56 ndeshje, 34 gola dhe 25 asistime në të gjitha kompeticionet.

Kontributi i tij ka qenë vendimtar në fitoren e trefishtë të Barçës këtë sezon – La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës.

“Barcelona dhe Raphinha kanë arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2028,” shkroi klubi në njoftimin zyrtar.

Me këtë lëvizje, Barça siguron një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës për të ardhmen, ndërsa pritet të ndërtojë një projekt të ri nën drejtimin e Flickut. /Telegrafi/

telegrafi sport app