Rankimi, 35 universitete publike dhe private në garë

Ndonëse në total në Shqipëri, numërohen 62 institucione të arsimit të lartë publik dhe privat, vetëm 35 prej tyre janë përfshirë në këtë proces, disa për arsye se nuk i ofrojnë katër fushat e studimit ku do të bëhet renditja, nuk kanë numrin e nevojshëm të studentëve që kërkohet, janë institucion i ri ose nuk kanë pranuar të marrin pjesë.
Një ndër to është edhe universiteti më i madh i vendit për nga numri i studentëve, Universiteti i Tiranës. Ashtu sikundër kishin bërë të ditur më parë vetë drejtuesit e tij, se nuk do të merrnin pjesë në proçesin e rankimit pa u bëre më parë akreditimi i universiteteve, Universiteti i Tiranës ka vendosur t’i thotë “Jo” këtij proçesi , megjithëse zotëron katër fushat e studimit për të cilat do të kryhet prcçesi i rankimit, që janë Drejtësi/Juridik; Infermieri/Fizioterapi/Mami; Shkenca Sociale dhe Ekonomi-Biznes.
Agjencia e Akredititmit bën të ditur se ky institucion nuk e ka plotësuar formularin e aplikimit për pjesëmarrjen në proçesin e rankimit që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri në katër fusha studimi dhe bazohet në dëshirën ë vetë institucioneve për të marrë ose jo pjesë në të, raportoi të mërkurën e përditshmja Mapo.
Ky është një projekt pilot me kohezgjatje Tetor 2010 – Korrik 2011. Agjencia e Akreditimit sqaron se proçesi nuk ka për qëllim krahasimin e institucioneve me njëri tjetrin , por nëpërmjet treguesve sasiorë dhe cilësorë, të japë një pamje reale të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri. /Telegrafi/





















































