Rangnick prezantohet te United dhe flet për të gjitha – Nga mbrojtja e dobët te Cristiano Ronaldo e transferimi i mundshëm i Haaland

Ralf Rangnick është prezantuar si trajner i ri i gjigantit anglez Manchester United.
Trajneri gjerman ka nënshkruar një kontratë për gjashtë muaj e gjysmë, ku do të jetë te Djajtë e Kuq deri në fund të sezonit.
Ai tanimë është prezantuar ku ka folur për shumë gjëra, por fillimisht për ofertën që nuk mundi ta refuzojë.
“Nëse një klub si Manchester United ju kontakton për një rol të tillë, ju nuk mund ta refuzoni atë. Është një nga klubet më të mëdha, nëse jo klubi më i madh në botë, është një sfidë e madhe, por jam më se i lumtur që punoj me këtë grup lojtarësh”, tha fillimisht Rangnick.
63-vjeçari ka folur për objektivat e klubit, por ka kritikuar edhe repartin defensivë pasi sipas tij ekipi pranon shumë gola.
Live scenes at Old Trafford: 😎👋#MUFC pic.twitter.com/uODa9Zs5ea
— Manchester United (@ManUtd) December 3, 2021
“Objektivi kryesor për mua është vetëm të sjell më shumë ekuilibër në skuadër. Ne pësuam dy gola dje dhe nëse shikoni numrin total të golave të pësuar, është mesatarisht dy gola në ndeshje. Kjo është thjesht shumë”.
“Dua të them, njerëzit me të cilët kam folur deri më tani kanë qenë shumë të qartë se ne po flasim për një rol prej gjashtë muajsh e gjysmë si menaxher aktualisht”.
“Ne kurrë nuk kemi folur për atë që do të ndodhë në verë. Tani për tani jam plotësisht i vetëdijshëm se ata mund të kërkojnë një trajner të ri. Megjithatë, kjo është e gjitha hipotetike. Ne nuk mund të flasim për këtë gjë. Për mua tani, fokusi kryesor është të fitojmë ndeshjet e ardhshme”, vazhdoi Rangnick.
𝗧𝗵𝗲 𝘀𝘁𝗮𝗿𝘁 𝗼𝗳 𝘀𝗼𝗺𝗲𝘁𝗵𝗶𝗻𝗴 𝗻𝗲𝘄 🔴#MUFC pic.twitter.com/JDkPQGWtup
— Manchester United (@ManUtd) December 3, 2021
Tutje ish-trajneri i RB Salzburg, Schalke 04, Hoffenheim e RB Leipzig ka folur edhe për ekipin dhe yllin e tyre kryesor, Cristiano Ronaldon.
“Gjithmonë duhet të përshtatni stilin dhe mënyrën tuaj të lojës me lojtarët që keni në dispozicion, jo anasjelltas, dhe pasi e keni parë Cristiano dje në pjesën e dytë në moshën 36-vjeçare, i mrekullueshëm, një profesionist i lartë”.
“Në moshën e tij, nuk kam parë kurrë një lojtar që është ende aq i përgatitur fizikisht dhe ai është një lojtar që ende mund të bëjë diferencën lehtësisht. Ka të bëjë me atë se si mund ta zhvillojmë të gjithë ekipin, jo vetëm Cristianon”, vazhdoi tutje Rangnick.
Ralf in the house! 🏠✊#MUFC pic.twitter.com/gsWLRPWwMo
— Manchester United (@ManUtd) December 3, 2021
Tutje trajneri gjerman foli edhe për Erling Haalandin, që është objektivi kryesor i Djajve të Kuq, me Rangnick që e kishte transferuar atë në Salzburg nga Molde dhe e njeh mjaftë mirë.
“Erling Haaland është një sulmues fantastik. Unë e njoh më së miri atë sepse isha së bashku me njerëzit në RB Salzburg në atë kohë”.
“Isha gjithashtu pak i përfshirë me kalimin e Haaland nga Molde në Salzburg, prandaj e di se çfarë lojtari është ai, por ndërkohë, e gjithë bota e ka kuptuar se sa i mirë është lojtari. Dy vjet më parë, ishin vetëm pak njerëz që i besuan”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania