LAJMI I FUNDIT:

Rangnick: E ardhmja e Ronaldos nuk varet nga unë

Rangnick: E ardhmja e Ronaldos nuk varet nga unë

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka thënë se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është jashtë duarve të tij, edhe pas het-trikut të së shtunës kundër Norwich Cityt.

Së bashku me het-trikun e tij të mëparshëm kundër Tottenhamit dy ndeshje më parë, Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar për Unitedit në një ndeshje të Ligës Premier në të cilën është përfshirë që nga fitorja në Leeds më 20 shkurt.

Paraqitje e mirë e portugezit ndaj Norwichit është vlerësuar lartë nga trajneri gjerman, Rangnick, por ai nuk siguron të ardhmen e Ronaldos në Old Trafford.


Ronaldo shkëlqen me het-trick, United rikthehet te fitorja në Ligën Premier
Lexo po ashtu Ronaldo shkëlqen me het-trick, United rikthehet te fitorja në Ligën Premier

“Në fund, ky nuk është vendimi im. Cristiano ka edhe një vit në kontratën e tij. Ky do të jetë një vendim që menaxheri i ri do të marrë së bashku me bordin”, ka thënë fillimisht Rangnick.

“Por, ai tregoi kundër Tottenhamit dhe ndaj Norwichit se ai mund të jetë krijuesi i diferencës në ndeshje si kjo”.

Rangnick lavdëron Cristiano Ronaldon: Ishte i jashtëzakonshëm, por si skuadër kemi luajtur keq
Lexo po ashtu Rangnick lavdëron Cristiano Ronaldon: Ishte i jashtëzakonshëm, por si skuadër kemi luajtur keq

“Nuk është rastësi që ai ka rekordin më të mirë të golave ​​nga të gjithë lojtarët në histori”, përfundoi trajneri gjerman i Unitedit.

Ndryshe, Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Djajve të Kuq këtë sezon, pasi ka shënuar 21 gola në 35 ndeshje në të gjitha garat, ku 15 gola vijnë vetëm nga Liga Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori