LAJMI I FUNDIT:

Range Rover Sport SVR thyen rekordin e Ferrari, duke kryer më shpejtë shtegun në njërën nga rrugët më të rrezikshme në botë (Foto/Video)

Range Rover Sport SVR thyen rekordin e Ferrari, duke kryer më shpejtë shtegun në njërën nga rrugët më të rrezikshme në botë (Foto/Video)

Të garosh më veturën në rrugët e malit Tianmen në Kinë do të thotë të sfidosh vdekjen. Por, kjo nuk e frikësoi një shofer i cili mori rrugën me 99 kthesa, të cilën e përshkoi në një afat rekord.

Këtë rrugë më herët e kishte përshkruar vetura italiane Ferrari për vetëm 10 minuta e 31 sekonda, dhe kjo kishte ndodhur më saktësisht në shtator të vitit 2016, por ky rekord është thyer nga Range Rover i ri, transmeton Telegrafi.

Rruga Tongtian e njohur ndryshe si “rruga e dragoit” për shkak se ka kthesa sikurse lëvizjet e dragoit, konsiderohet si njëra nga rrugët më të rrezikshme në botë për ngasje të veturës, e në veçanti të atyre që lëvizin me shpejtësi të madhe.

Këtë rekord nuk e ka fituar një veturë e lehtë, por Range Rover Sport SVFR që peshon plotë 2.3 tonë. Shoferi Ho-Pin Tung, ka thyer rekordin e Ferrari, duke arritur në vijën e finishit për 9 minuta e 51 sekonda. /Telegrafi/