LAJMI I FUNDIT:

Range Rover Sport, hibridi i cili lansohet vitin që vjen (Foto)

Range Rover Sport, hibridi i cili lansohet vitin që vjen (Foto)

Deri në vitin 2020, prodhuesi britanik Land Rover do të ketë të gjithë linjën Jaguar, vetëm me makina që punojnë me energji elektrike.

Por, para se të arrijë kjo kohë, pritet të lansohen edhe shumë vetura hibride, në mesin e të cilave është edhe modeli Sport që vjen vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.


Makina me 2.0-litra dhe bateria me litium me kapacitet 13.1 kWh, prodhojnë së bashku 404 kuajfuqi.

Kjo i ndihmon Range Rover Sport, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 6.3 sekonda, ndërsa shpejtësi maksimale prej 220 kilometrave në orë.

Bateria që mbushet për 45 minuta, mund të lëvizë deri në 50 kilometra, ndërsa arrin shpejtësi prej 136 kilometrave në orë. /Telegrafi/