LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj: Institucionet s’kanë pasur kontroll mbi ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan

Ramosaj: Institucionet s’kanë pasur kontroll mbi ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheqë vazhdon të jetë në kontest gjyqësor me kompaninë “Kelkos Energy”, e cila ka ndërtuar hidrocentralet në lumin Lumbardh të Deçanit.

Ramosaj pohon se kjo kompani ka bërë shkelje të shumta gjatë ndërtimit të këtyre hidrocentraleve.

Ai u shpreh se institucionet përgjegjësi nuk e kanë pasur kontrollin e duhur ndaj “Kelkos Energy”, dhe si pasojw e kësaj ata si komunë kanë pasur pengesa në kryerjen e punëve për asfaltimin e rrugës Deçan-Plavë.

“Institucionet e këtij shteti nuk i kanë kryer detyrat zyrtare ashtu siç është dashur me i kryer. Nuk kanë pasur kontroll mbi ndërtimin e dhënë, mbi zbatimin e atyre që janë në marrëveshje dhe kontratë sepse kompania e cila ka fituar të drejtën për t’i ndërtuar këto hidrocentrale nuk i ka pasur parasysh dy prej kritereve të cilat patjetër që është dashur me i respektua. E para që më ka shqetësuar mua ishte minimumi ekologjik i lumit që nuk është respektuar, e dyta ndërtimet është dashur të bëhen me standarde çfarë është dashur me u bë dhe është dashur me marr leje nga institucionet relevante që kanë pasur përgjegjësi në atë kohë. Këtë vit kemi pasur ballafaqime të shumta me ndërtuesin e hidrocentraleve me pronarin sepse ne gjatë ndërtimit të rrugës ne kemi hasur në pengesa, kabllot kanë qenë 20 centimetra nën tokë dhe rruga është dashur të bëhet”, tha i pari i Deçanit.

I pari i Deçanit si shkelje kryesor nga kompania ndërtuese e hidrocentraleve në Deçan ka konsideruar mosrespektimin e minimumit ekologjik dhe shfrytëzimit të ujit të lumit për prodhim të energjisë elektrike.

“Ne kemi pasur një tension nëse mund ta them kështu me kompaninë të cilën i ka ndërtuar këto hidrocentrale dhe çështja ka shkua na jemi në gjyq në mes vete, si komunë dhe si kompani e cila i ka bërë ndërtimet. Unë besoj që ne kemi të drejtë. Është pasuria jonë më e madhe që ka komuna dhe po kërkojmë një trajtim brenda normave dhe brenda standardeve. Kompania ndërtuese është austriake dhe këtë veprim po ta kishte bërë në Austri ai kishe përfunduar në burg, këtë e them me bindje të plotë pasi së paku ka bërë dy tri shkelje. Mos respektimi i minimumit ekologjik të lumit është shkelje shumë e rëndë, avaria që e ka krijuar në ekosistem është tepër e rëndë dhe po ashtu edhe një prej hidrocentraleve e cila është pothuajse pa leje hiq sepse nuk është kryer si projekt deri në fund. Ka pasur me u bë një liqen grumbullues i ujërave që këto hidrocentrale po me u furnizua prej atij liqeni, kurse ky e ka marr ujin e l umit dhe e ka fut në gypa për me prodhua energji elektrike”, thekson Ramosaj.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për KosovaPress foli edhe punimet që po zhvillohen në lumin Lumbardh.

Realizimi i këtij projekti është mundësuar fal një bashkëpunim në mes komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

“Vitin e kaluar ne kemi filluar me punime këtë vit vazhdon puna në Lumbardhin e Deçanit edhe pse e kemi një temë të pazgjidhur prapë me zonën e Deçanit, me zonën e Manastirit, që besoj që kemi me arrit një marrëveshje për shkak të natyrës së ndërtimit të këtij lumi. Është faza e parë unë pres që me përfundua brenda vitit 2020 që është diku deri në 3 milionë e diçka mijë euro, dhe faza e dytë duhet me fillua nga 2021 që është një gjatësi diku 4 kilometra nga ura e Demës që i themi ne, e deri tek penda e Radoniqit”, thotë ai.

Ramosaj u shpreh se për këtë vit në plan kanë edhe asfaltimin e rrugëve lokale dhe vazhdimin e projektit e rrugës Plavë-Deçan.

“I kemi dy kontrata të punëve që janë për asfaltimin e rrugëve nëpër lokalitetet e komunës së Deçanit, që kemi me vazhdua me to sa të krijohen kushtet klimatike. Do të vazhdoj projekti i rrugës Deçan-Plavë, do të vazhdoj rruga e fshatit historik që ka karakter edhe të trashëgimisë natyrore dhe kulturor, këtë vit besoj që do të përmbyllet. Risi tjetër do të fillojmë zgjerimin e rrugë tjetër qendra e qytetit, i cili është një projekt që ka me na marr shumë kohë dhe është një kosto tepër e lartë e investimit sepse duhet me u bë tashmë një pjesë e qendrës së Deçanit dhe po mendojmë me e bë një projekt të qëndrueshëm, jo me bë ndonjë improvizim të caktuar, por me bë një projekt i cili ka me i rezistua edhe kohës dhe ka me bë zgjidhje për qytetarët”, deklaron Ramosaj.

Kjo komunë brenda këtij viti ka paraparë edhe asfaltimin e rrugës që të dërgon në Bjeshkët e Srellcit, dhe elektrizimin e së paku një lindje për në Bjeshkët e Deçanit./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori