LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj: 12 fshatra të Deçanit pa ujë

Ramosaj: 12 fshatra të Deçanit pa ujë

Helmimi me ujë të pijshëm i qindra banorëve të Komunës së Deçanit e ka shtyrë kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj që të ketë prioritet krijimin e një kompanie të ujësjellësit që do menaxhohet nga komuna. Përkundër që, sipas tij, kjo do marrë kohë, Ramosaj thotë se aktualisht për shkak të analizave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) që tregojnë se uji i pijshëm ka baktere dhe mungesë të klorit, 12 fshatrat e kësaj komune kanë mbetur pa furnizim.

Kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj thotë se duke pasur një ndërmarrje ujore publike, do mundësohet ujë 24 orë për deçanasit.


“Në një qytet ku ka shumë burime të ujit siç është komuna e Deçanit, është shumë e padrejtë të ketë problem me ujin e pijes, të ketë problem me cilësinë e investime në kapacitete ose në standardizimin e këtij ujësjellësi, do të jem tepër insistues dhe tepër luftëtar që në këtë farë rruge që kompania të jetë komunale… Kjo e do një kohë, sepse janë procedura administrative dhe ligjore, por është vullneti politik, shtyrë edhe nga nevojat e qytetarëve. Jam i sigurt që po flas se në rast se menaxhon komuna ujë, do ketë 24 orë, 7 ditë në javë. Uji do të jetë në cilësinë e duhur dhe standardizimi, qoftë në nivelin e shpërndarjes të ujit do jetë në nivel të duhur… Furnizimi tashmë është i ndërprerë në 12 fshatra ka njëfarë procedure dhe burokracie. Ne kemi me marrë vendim si ekzekutiv dhe si asamble komunale dhe do ta përgatisim gjithë dokumentacionin prej Statutit, aktit të themelimit të kësaj ndërmarrje në harmoni me Ligjin për ndërmarrje publike, lokale dhe atë për shoqëri aksionare që janë pjesë e kësaj procedure. Sa ka me marrë kohë nuk e di, por tani për tani jemi në një situatë të tillë, 12 fshatra nuk guxojnë me pi ujë të pijes derisa të bëhet një ekspertizë dhe sanim i komplet gjendjes”, u shpreh Ramosaj, raporton KP.

Në fillim të kësaj jave gjendja e pacientëve që kërkonin trajtim spitalor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ishte alarmante, por tani sipas Ramosaj gjendje është me e lehtësuar.

Sipas tij, janë mbi 1 mijë e 500 qytetarë që vetëm në QKMF kanë kërkuar trajtim spitalor, pa përfshirë në këtë shifër 284 qytetarë që u trajtuan në klinikat private e 37 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës dhe mbi 100 në atë të Pejës.

Ramosaj e ka quajtur neglizhencë institucionale që gjashtë rezervarët që banorët e Deçanit furnizohen me ujë vetëm njëri prej tyre ka klorinator automatik, dhe pesë të tjerët janë manual.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu tha se kompania rajonale e ujësjellës “Hidrodrini”, nuk është i mbrojtur madje disa pjesë të sistemit nuk kanë as leje ujore.

E për këtë kreu i deçanasve, Bashkim Ramosaj tha se nuk ka informacion në këtë aspekt, por e di që rrafshi i Dukagjinit furnizohet me ujë të pijes nga kjo kompani e ujësjellësit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë ditës së sotme ka njoftuar se analizat fiziko-kimike dhe bakterologjike të mostrave të ujit të datës 15 korrik kanë rezultuar se në kaptazhën e Drenocit janë gjetur vlera të shtuara të baktereve dhe po ashtu vlerat e klorit kanë qenë zero, si pasojë e kësaj uji është i papijshëm.

Ndërsa, rastet e para të helmimit nga uji janë paraqitur më 10 korrik dhe gjatë tërë javës ka pasur kërkesa të mëdha nga pacientët për trajtim mjekësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori