Spanjolli vazhdon të ketë probleme me shpatullën, derisa portugezi nuk luan qe një muaj për shkak të një lëndimi në këmbë.

“Sergio Ramos dhe Pepe do të jenë në dispozicion për ndeshjen ndaj PSG-së”, u ka thënë Benitez gazetarëve pas ndeshjes ndaj Las Palmas.


Në ndërkohë, Luka Modric u largua gjatë pauzës për shkak të një problemi në ijë, ndërsa trajneri i Los Blancos beson se lëndimi i kroatit nuk është serioz.

Reali luajti pa gola në ndeshjen e parë si mysafir i PSG-së, ndërsa ndeshja e radhës në kuadër të Grupit A zhvillohet në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app