LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kukaj, bashkon shqiptarët në Amerikë për të ndihmuar nënat gjakovare

Ramiz Kukaj, bashkon shqiptarët në Amerikë për të ndihmuar nënat gjakovare

Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mblidhen në një Gala mbrëmje, jo vetëm për të festuar, por edhe për të ndihmuar qytetarët në Kosovë, e kësaj radhe shtresën më të ndjeshme të shoqërisë, Shoqatën “Thirrjet e Nënave”, që vepron në Gjakovë.

Në këtë shtet, ka shqiptarë të shumtë dhe biznesmenë të suksesshëm, të cilët përpos punës së tyre, janë edhe humanist të dalluar, të cilët në shumë raste i janë përgjigjur kërkesave të shumta për të ndihmuar qytetarët e tyre nga vendi i origjinës.


Ndërkaq, hiq më pak, se pas 20 vjetëve të çlirimit të vendit, është shqiptaro-amerikani Ramiz Kukaj, i cili kujton nënat që kanë humbur më të dashurit e tyre, e të cilat edhe sot pas tërë këtyre viteve të pasluftës, ruajnë nderin e amanetin e bijve të tyre, të cilët për asnjë moment nuk i harrojnë.

Si një biznesmen i suksesshëm, që jeton dhe vepron në Amerikë, organizatori i kësaj mbrëmje, Ramiz Kukaj, i cili përpos autoritetit që ka, ai gëzon reputacion të veçantë në komunitetin shqiptaro-amerikanë, dhe është një humanistë i dalluar.

Kësaj radhe, ai ka marrë një iniciativë për të ndihmuar nënat, duke bashkuar në një mbrëmje humanitare, shqiptarët në Amerikë.

Kukaj, këtë herë, me moton “Vaji i burrave është kënga”, pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2019, në New York, do të organizojë një Gala mbrëmje në vendin De Mikele Illagro. 79-17 Albion Ave. Queens NY 11373. ku do të mbledhin mjete financiare për të ndihmuar Shoqatën “Thirrjet e Nënave”, që vepron në Gjakovë.

Në një bisedë për Telegrafin, Ramiz Kukaj, tregon për iniciativën, qëllimin, dhe pse pikërisht me 17 shkurt, ditën e Pavarësisë së Kosovës, organizon një event të tillë.

“Data 17 shkurt, siç e dimë është data më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët në mbarë botën, e sidomos për ne kosovarët që e festojmë ditën e Pavarësisë. Është hera e parë që ne këtu në New York, dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të festohet pak më ndryshe, pra do të festojmë duke i kujtuar dhimbjet dhe plagët që akoma janë të hapura, e që janë Nënat e Gjakovës, me të cilat e festojmë këtë ditë me sofrën bashkë, jo me ushqime, por me njerëzit e dashur të tyre. Për këtë arsye e kemi thirrur këtë Gala mbrëmje me moton “Vaji i burrave është kënga”, tregon Kukaj.

Kurse sa i përket idesë, ai thotë së kjo ide i ka lindur para 2-3 viteve, kur ishte në Kosovë për pushime, dhe kur në ekranin televiziv u shfaqë fotografia e njërës prej nënave nga Gjakova, Ferdonije Qerkezi, me pjatat e mbushura me ushqim në tavolinën e zbrazët, që simbolizon pritjen për njerëzit e saj të më dashur, e që prej dy dekadave janë të zhdukur.

Rasti i nënës Ferdonje, që nuk i vetmi i kësaj dhimbjeje, është i njohur për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në botë.

E mbushur me kujtime e dhimbje që e zonja e shtëpisë Ferdonije Qerkezi, i bartë e vetme që nga 27 marsi i vitit 1999, ku në pasditen e kësaj date famëkeqe, policë serbe të maskuar, por të njohur për familjen Qerkezi, i kishin rrëmbyer 11 burra nga kjo shtëpi.

Familja Qerkezi, në këtë natë tragjikë ka humbu të zotin e shtëpisë, Halimin me katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin, dhe Edmondin. Po ashtu, ka humbur nipi Vegim Qerkezi, mikun e shtëpisë Shpejtim Ymeraga, si dhe fqinjët Skënder Dylhasi me djalin Myrteza dhe dy djemtë e familjes Jetishi, Shpendi e Fatosi.

Kurse qëllimi i kësaj mbrëmje, sipas Kukaj, është dërgimi i një mesazhi, tek të gjithë shqiptarët kudo në botë, jo vetëm në Amerikë, për Shoqatën “Thirrjet e Nenave”, që secili me mundësitë e veta, sa më shumë që është e mundur të bëjmë diçka, që nënat ta fitojnë edhe njëherë ngrohtësinë e dashurisë familjare, e që e humbën në mënyrën më tragjike.

“Ky event është thirrur “Vaji i burrave është kënga”, ku përmes këngës do të do të festojmë, përmes këngës do të dërgojmë mesazhe jo vetëm në Amerikë, jo vetëm pjesës së politikës, artit dhe të kulturës, jo vetëm njerëzve të thjeshtë, por të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë në botë, mos t’i lëmë nënat vet, dhe nuk bënë të kalojnë 20 vjet për ta kujtuar një rast sikur ky për nënat. Shpresoj se pritjet tona këtu në Amerikë, të jenë më të vogla, jo 20 vjeçare, pasi që pritjet e nënave tona në Gjakovë, janë jetëgjata dhe të dhimbshme”, tha për Telegrafin, Kukaj, duke treguar momentin e parë emocional, të komunikimit me njërën na nënat, pikërisht me nënën Sanije Berisha, që sipas tij, ka qenë momenti më i veçantë në jetën e tij.

Videoja – Gala mbrëmje – LINKU

Në anën tjetër, Kukaj, tregon edhe për befasinë e kësaj mbrëmje, e që sipas tij, është pjesëmarrja e këngëtarit të njohur Ramadan Krasniqi-Dani, i cili, ka pranuar ftesën të vijë dhe të këndoj në këtë event falas, pa asnjë kompensim material, e që në një farë forme është edhe si donacion për nënat, nga ana e tij.

Përpos këngëtarit Dani, këtë mbrëmje do ta bëjnë edhe më madhështore, pjesëmarrja edhe e artistëve tjerë, sidomos e tenorit të njohur shqiptarë, Riad Ymerit.

Përpos këtyre të dyve, Kukaj përmendi edhe mbështetjen e parezervë edhe të artistëve tjerë, sit ë fotografitë Ilir Rizajt, pastaj Arbërie Hetemi, përkrahjen e të madhit Fadil Berishës, Adriatik Studios, dhe të artistëve tjerë, të cilët, më kënaqësi do të jenë pjesë e këtij eventi.

Por, sa është e vështirë t’i bësh bashkë shqiptarët në Amerikë për një event të tillë, Kukaj tha se “unë nuk i përkasë asnjë partie politike, dhe me faktin se kjo është diçka individuale dhe shpirtërore, e që ka patur ndikimin e vet në komunitet, dhe e kam pasur përkrahjen e shumë njerëzve që jetojnë këtu në New York, dhe që kanë biznese, me duket se kësaj radhe nuk do të jetë vështirë ta mbledhim komunitetin tonë këtu”.

Nga ky event, organizatori i kësaj Gala mbrëmje, Ramiz Kukaj, pret që nga New Yorku, të del një mesazh shumë i fortë, një mesazh që i dërgohet nënave të Gjakovës, e që, sipas tij, mërgimtarët e New Yorkut, nuk i kanë harruar ato asnjëherë, dhe që e përjetojnë bashkë me to, sadopak dhimbjen dhe plagët që kanë pothuajse të përditshme.

“Edhe pse është evidente se jemi vonuar për një mbështetje të tillë, për nënat e Gjakovës, unë them se më mirë vonë se kurrë”, tha ai.

Duke folur për programin e këtij eventi, ai theksoi se pjesa e parë është pjesa e koktejit ku do të këndohet operë nga i madhi Riad Ymeri. Mbrëmja, sipas tij, do të filloj në orën 17:00, e që pastaj do të jemi në sallën kryesore ku do i kemi njerëzit më të mëdhenj nga komuniteti që do të mbajnë një fjalim, dhe do të këndohen prapë disa këngë operistike dhe balada, e po ashtu edhe pjesa e baletit.

Më pastaj, tregon Kukaj, në pjesën tjetër të kësaj mbrëmje, do të festojmë me këngëtarin e mirënjohur Ramadan Krasniqin-Dani, që ta bëjë festën e Pavarësisë së Kosovës, aq të madhe, sa do të jetë i madh edhe mesazhi për nënat e Gjakovës.

Megjithatë, Kukaj, ka tri porosi për lidrshipin kosovar dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë kudo në botë, e që sipas tij, ato janë; që nënat asnjëherë mos ti harrojnë; mos t;I harrojmë veteranët e luftës të cilët kanë humbur gjymtyrët e tyre në luftë për lirinë që ne po e gëzojmë sot, dhe mos t’i harrojmë fëmijët jetim, të cilët kanë humbur prindërit e tyre në luftën e fundit. /Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori