LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi thirrje për mërgatën: Më 14 shkurt jepni mbështetje rimëkëmbjes

Ramiz Kelmendi thirrje për mërgatën: Më 14 shkurt jepni mbështetje rimëkëmbjes

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, që bartë numrin 16, biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, në cilën e garuesit për zgjedhjet e 14 shkurtit por edhe në cilësinë e sipërmarrësit i është drejtuar me një thirrje të sinqertë mërgatës kosovare në botë.

Ramiz Kelmendi ka kërkuar votën për të dhe projektin ekonomik të tij dhe PDK-së për 14 shkurt duke sjellë faktet konkrete se përse duhet votuar numrin e tij 16 në listën e PDK-së me numër 134.


Letra e plotë:

Të nderuar qytetarë e në veçanti bashkatdhetarë në mërgatë,

PDK dhe plani i Rimëkëmbjes bazohet ekskluzivisht në të hyrat nga Borxhi Ndërkombëtarë. Në asnjë rrethanë nuk e ka qëllimin që sikurse Banka Zhvillimore e Shtetit që do formohet nga partitë tjera, të bazohet në Depozitat dhe mjetet e ardhura nga diaspora për familjet e tyre.

PDK i është mirënjohëse Mërgatës që ka qenë dhe mbeten Avangardë e lirisë dhe shtetësisë, shtetndërtimit dhe shtetzhvillimit. Mjetet tuaja të depozituara janë të Sigurta dhe janë të sigurta edhe ato të kursimtarëve tjerë. PDK do të angazhohet dhe garanton që ju të gjeni një Kosovë për të cilën jeni tretur atje vet. Do krijojmë rrugëtim të sigurt dhe të lehtë në pikat kufitare që mos të maltertoheni.

VOTA juaj duhet të jetë votë e unifikimit të spektrit politik. Vota juaj është e shenjtë e dobishme dhe e domosdoshme, krahas financimeve që bëni për një Kosovë më të mirë.

KUJTONI kohën kur gjyshërit tuaj hoqën të zinjtë e ullirit nga koha komuniste e ndikuar nga serbo-shovenizmi. I njëjti sistem na detyroi që në vitet e 70-ta populli ynë të largohet, të migroi që të mbijetojnë pjesa e madhe e familjes tonë dhe tuaj. Nuk është e largët edhe koha kur i njëjti sistem Politik socialist-komunist që propagandonte barazi na shtypi që në vitet e 90-ta.
Unë, personalisht i kam kaluar kohërat e Lëvizjeve Komuniste, ku gjyshërit tonë dhe prindërit tonë i kanë luftuar dhe edhe ne vazhdojmë ti luftojmë, edhe pse ato mundë të ndryshojnë mënyrën.
Kosova është e lumtur që ju ka anembanë Globit si bashkëvendës të sukseseve të njëpasnjëshme, e që ne ju admirojmë për të gjitha që keni bërë dhe po bëni për Kombin dhe Kosovën tuaj dhe tonën.

Të nderuar bashkatdhetarë, edhe kur ndonjëherë ndajmë mendime të ndryshme në politikë, mos harroni, unë si sipërmarrës, si biznesmen, si sektor privat, e di më së miri dhe e kuptojë më së miri se sa e vështirë është të fitohet paraja e ndershme në vend të huaj.

Ju lus shumë, që të mendoni mirë, para se të hedhni votën tuaj. Unë jam i bindur se ju jeni në nivel të çështjes sikur çdoherë në periudhat më të rëndësishme të Kosovës.

Nga përvoja ime politike dhe institucionale, krijuese dhe biznesore, ju ftojë që për Zgjedhjet e 14 Shkurtit, të votoni për Projektin Ekonomik i cili e hap Kosovën përkrah politikave zhvilluese ekonomike Amerikane dhe Evropiane.

Nisur nga këto fakte dhe shembuj, ju ftojë që për Zgjedhjet e 14 Shkurtit ti japim mbështetje Rimëkëmbjes Ekonomike, PDK-së (134), ndërsa aty me gjeni edhe mua në numrin 16.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori