LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi: Kalimi im në PDK ia humbi LDK-së 10 mijë vota

Ramiz Kelmendi: Kalimi im në PDK ia humbi LDK-së 10 mijë vota

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi, ka treguar arsyet pse është larguar nga LDK-ja dhe pse ka përkrahur PDK-në në gjedhjet e 6 tetorit.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se lufta kundër sektorit privat është luftë kundër Kosovës.

Ai ka thënë se çështja e një punëtori të kompanisë së tij mund të jetë politizuar qëllimisht për të ulur reputacionin e biznesit të tij, përcjell Telegrafi.


“Punëtori që është takuar me Albin Kurtin në bazë të dhënave që e pashë ka qenë i punësuar “part time” dhe ai mund të jetë larguar për një punë të përhershme nga Elkos”.

Ai  ka thënë se Fisnik Dema është menaxher i lartë në ETC, por i njëjti ka qenë edhe kandidat për deputet në AAK në zgjedhjet e fundit.

Kelmendi thotë se liderët politikë i janë frikësuar kandidimit të tij në zgjedhje.

“Po të kisha qenë kandidatë për deputet, ndoshta numrat kishin ndryshuar. Nuk është e njëjtë si t’i kërkosh dikujt vota si të jesh vetë kandidat për deputet… Nuk kam mundur që votat që kam pasur gjithmonë pas vetes t’ia çoj PDK-së”.

Afaristi thotë se LDK-ja ka humbur 10 mijë vota nga largimi i tij prej kësaj partie.

“Mbështetja ime për PDK-në ka qenë ekskluzivisht për t’i treguar LDK-së së lëvizja ime nuk është thjesht lëvizje e një personi, por lëvizje e 3-4% të votave të përgjithshme”, tha  Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Kalo në kategori