LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi i bashkohet listës së PDK-së si kandidat për deputet

Ramiz Kelmendi i bashkohet listës së PDK-së si kandidat për deputet

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.


“Ndihma për bizneset e prekur nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike. Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re”, shkruan ndër të tjera Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Nga Peja, me mikun tim, Ramiz Kelmendi. Njëri ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës. Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset e prekur nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike. Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë. #HoxhajKryeministër . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori