Miliona myslimanë po e festojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, një festival që përfshin një muaj agjërim dhe lutje.

Ky është Ramazani i dytë gjatë pandemisë së coronavirusit, që do të thotë se disa komunitete do të festojnë mes masave kufizuese të COVID-19.


Agjërimi konsiderohet të jetë një akt adhurimi, i cili u mundëson myslimanëve të ndihen më afër Zotit dhe të forcojnë shëndetin dhe vetë-disiplinimin e tyre shpirtëror.

Më poshtë mund të gjeni fotografi nga e gjithë bota që tregojnë përgatitjet e njerëzve për muajin e Ramazanit, dhe ditën e parë të festës. /Telegrafi/

Indonesia Myslimanët po e monitorojnë 'hilalin' më 12 prill, duke përdorur një teleskop në Palembang, Indonezi

Gaza Punëtorët instalojnë një fanar gjigant tradicional, një simbol i festimeve të Ramazanit që daton më shumë se 800 vjet, Gaza më 12 prill

Iraq Punëtorët varin fenerë tradicionalë në përgatitje të Ramazanit, Najaf, Irak më 12 prill

Indonezi 1 Indonezianët bëjnë zhytje në plazh si pjesë e ritualit tradicional të quajtur Padusan për të mirëpritur muajin e shenjtë të Ramazanit, fotografi e shkrepur në Yogyakarta më 12 prill 2021. Padusan është një traditë javaneze për të pastruar veten para Ramazanit.

Pakistan 1 Një punëtor spërkat dezinfektues për të pastruar një xhami, për shkak të coronavirusit – Peshawar, Pakistan

USA Një pamje e Qendrës Diyanet të Amerikës në Washington

Washington Një adhurues kryen lutjen e parë të Taravisë, në Qendrën Diyanet të Amerikës në Washington

2315 1

123 3

Bangladesh Njerëzit dynden në një treg perimesh në qytetin Barishal të Bangladeshit më 13 prill, para se të vendoset një bllokim një-javor

Mosul Qytetarët shijojnë një festë përgjatë rrugës në qytetin Mosul të Irakut – më 13 prill

Iraku