LAJMI I FUNDIT:

Burim Ramadani: Unioni Ballkanik, kurthi i Serbisë pro-ruse

Burim Ramadani: Unioni Ballkanik, kurthi i Serbisë pro-ruse

Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, idenë e Unionit ballkanik e ka quajtur një kurth të Serbisë pro-ruse, ndërsa mos pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Ohrit e konsideron një argument të mjaftueshëm që Shqipëria të mos jetë pjesë e kësaj ideje.

Ai në një postim në Facebook shkruan se sponsor i idesë së Unionit Ballkanik është Rusia, e cila vazhdimisht po e armatos Serbinë, pasi kjo e fundit nuk e dëshiron anëtarësimin e saj në NATO.


Ramadani thotë se fakti që Kosova as nuk ishte dhe as nuk është pjesë e këtyre iniciativave, kjo është një argument i mjaftueshëm që Shqipëria të tërhiqet nga ideja e Unionit Ballkanik.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Kjo që ndodhi në Ohër nuk është samit Ballkanik. Nuk duhet të jetë dhe as nuk do të jetë i tillë. Është një kurth i Serbisë pro-ruse, që synon nxitjen e një alternative apo zëvendësimi të integrimeve euro-atlantike. Pse kështu?

1. Serbia është në intensitetin më të lartë të armatosjes nga Rusia dhe qartë këtë e bën kundër pikërisht shteteve të rajonit;

2. Shtetet në Ballkan duhet ta pyesin edhe veten edhe Serbinë se çka po i duhet kjo armatosje e rëndë ruse?! Ndoshta e kanë pyetur në Ohër edhe rreth Qendrës Ruse të Spiunazhit në Nish, edhe rreth S400shit, edhe rreth dronëve kinezë…

3. Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe, rrjedhimisht përmes armatosjes ruse nuk është e ndërveprueshme me shtetet e Ballkanit;

4. Serbia zhvillon iniciativa të sponsorizuara nga Rusia, sepse këto e zëvendësojnë thelbin e BEsë në Ballkan;

5. Rusia po e sponorizon idenë e Unionit Ballkanik, ku thelbi i tij do të ishte Serbia. Këtu, domosdoshmërisht Rusia është fituesja.

6. Fakti që Kosova as nuk ishte dhe as nuk është pjesë e këtyre iniciativave është argument i mjaftueshëm që Shqipëria të tërhiqet.

Kjo nuk është lojë e rëndë. Është shqetësim rajonal”, ka shkruar Ramadani.

Ndryshe liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut sot në Ohër kanë diskutuar iniciativat për vendosjen e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Çfarë përfshin marrëveshja e dakorduar mes Zaev, Ramës dhe Vuçiqit?
Lexo po ashtu Çfarë përfshin marrëveshja e dakorduar mes Zaev, Ramës dhe Vuçiqit?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.

Rama i reagon Thaçit e Mustafës për Mini-Schengenin Ballkanik
Lexo po ashtu Rama i reagon Thaçit e Mustafës për Mini-Schengenin Ballkanik

Në takimin e Ohrit kanë marrë pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja malazeze e Ekonomisë, Dragica Sekuliq.

Krijimin e një “Mini-Shengeni” e ka kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Sipas tij, kjo çon në krijimin e një “Mini-Jugosllavie”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori