LAJMI I FUNDIT:

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Analisti, Sadri Ramabaja ka komentuar zhvillimet e fundit të krijuara brenda Qendrës së Numërimit të Rezultateve [QNR].

Ramabaja ka thënë se një pjesë e punëtorëve të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ] po insistojnë vazhdimisht që votat me çdo kusht të jenë të pavlefshme.

“Mediat po bëjnë më shumë zhurmë sesa Sami Kurteshi. Po insistohet se një pjesë e administratës n në KQZ dhe nga vëzhguesit me çdo kusht që votat të jenë të pavlefshme. Qëllimi i qartë, sidomos nga këta që kanë marrë pak vota në mërgatë. Pse grinden kot në KQZ ku legjislacioni është i qartë”, tha Ramabaja në TV Dukagjini.


Ramabaja tha se ka shpërputhje të votave të ardhura përmes postës dhe përfaqësive diplomatike.

“Nga disa krahasime në komunën e Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjakovës, më bëri përshtypje një shpërputhje e madhe e votave që janë bërë direkt në ambasada dhe konsulata me ato të ardhura nga posta. Duhet bërë analizim i mirëfilltë ose hetim i saktë. Tek LDK-ja kemi shpërputhje të madhe”, shtoi ai.

Analisti thotë se degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër “duket se kanë bërë inxhiniering të votave”.

“Strukturat e LDK-së sidomos në Gjermani janë riaktivizuar në formën më të madhe të mundshme dhe një pjesë e madhe e tyre kanë votuar paraprakisht dhe me sugjerime. Kjo nuk do të thotë se edhe tjerat nuk kanë vepruar kështu. Do të doja shumë që të kishte një hetim shumë serioz sidomos për votat me postë”, ka deklaruar Ramabaja.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori