Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka filluar takimet në teren me qytetarët e kryeqytetit.
“Misioni im për t’i dalë zot Prishtinës, ka filluar!”, ka shkruar Rama në Facebook në një adresim të gjatë për qytetarët e kryeqytetit.
Ai ka hedhur akuza ndaj qeverisjeve të kaluara.
“Prishtina është bërë simbol i kaosit urbanistik; nga objektet e egra, komunikacioni i dendur, gropat e thella e ndotja e ambientit. Qyteti jonë, sot, është tërësisht i ngulfatur”.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, thotë se nuk mund të injorohet stagnimi që po kalon Prishtina prej vitesh.
“Prishtina duhet të jetë qytet që ngërthen tradicionalen e modernen, natyrshëm. Qytet që u jep lumturi të moshuarve, rekreacion të rinjve dhe siguri prindërve. Të gjithë e duam një qytet me hapësira të mjaftueshme me gjelbërim, me vende ku nënat mund t’i shëtisin fëmijët e tyre pa brenga, ku të rinjtë bëjnë jetën, e ku më të moshuarit mund të kalojnë pasdite të qeta”.
Rama ka thënë se plani i tij dhe i LDK-së për Prishtinën do të përpilohet në bazë të kërkesave të qytetarëve.
“Për t’ia dalë mbanë në këtë rrugëtim, ndihma juaj është e domosdoshme. Unë do të jem në çdo lagje, në çdo cep të qytetit e në secilin fshat; do t’ua zgjas dorën në rrugë e do t’u trokas derë më derë në shtëpi; do të dëgjoj vëmendshëm e do të flas hapur”.
Ai ka thënë se fshatrat do ta kenë vëmendjen e kujdesin si asnjëherë më parë.
“Bashkë me ekipin tim dhe familjen e madhe të LDK-së, do të punojmë fort që Prishtina të jetë qyteti i të gjithëve. Kryeqytet i denjë i Republikës së Kosovës. Mbi të gjitha, që të jetë destinacioni më interesant në rajon për t’u vizituar nga turistët. Sepse Prishtina do të jetë metropol. Vendi që do t’i kënaqë të gjithë; ata që jetojnë këtu, ata që banojnë përkohësisht dhe ata që e vizitojnë, qoftë edhe veç një herë në jetë”, ka shkruar ndër të tjera Përparim Rama./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë