LAJMI I FUNDIT:

Rama takon Lajçak, flitet për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi

Rama takon Lajçak, flitet për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka zhvilluar sot një takim në Nju Jork me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Rama informoi se temë e takimit ishte ecuria e dialogut Kosovë-Serbi.

“Nju Jork, me mikun e mirë Miroslav Lajçak, për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi”, u shpreh Rama, ndërsa publikon në rrjetet sociale foto nga ky takim.


Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai do t’i adresohet sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB me një fjalë.

Sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bën bashkë liderë botërorë, aktivistë të shoqërisë civile, protagonistë të sektorit privat dhe të rinj nga e gjithë bota, në samite të ndryshme, debate dhe dialog, në qytetin e Nju-Jorkut, për një periudhë kohe dyjavore.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe zv/president i Komisionit Europian, Joseph Borrel.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh me drejtues të lartë të OKB, liderë, politikanë dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Po ashtu, Kryeministri do të marrë pjesë në disa aktivitete në kuadër të punimeve të Asamblesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori