LAJMI I FUNDIT:

Rama do ta vuajë daljen në CNN dhe cilësimin e Trumpit si fatkeqësi për Amerikën

Rama do ta vuajë daljen në CNN dhe cilësimin e Trumpit si fatkeqësi për Amerikën

Fitim Zekthi

Njerëz të ndryshëm me pikëpamje liberale, të majta, komuniste, pa ide fare, madje edhe pa shumëçka tjetër veç ideve, ka kohë që kanë nisur të flasin me fjalë të mira për presidentin Trump, të thonë madje se administrata e mëparshme amerikane pati gabime apo dështime të mëdha.


Këta i gjen kryesisht nga ajo anë e medias dhe politikës që janë pranë LSI dhe opozitës. Ka shumë të tjerë me bindje të majta, komunistë, liberalë, libertinë, enveristë, njerëz pa ide po edhe pa shumëçka tjetër që vazhdojnë të vjellin vrer ndaj presidentit Trump.

Këta janë të rreshtuar në media të majta, shoqata, ose në Partinë Socialiste. Sa i takon grupit të parë, duhet thënë se aty nuk ka ndonjë gjë interesante, të tillë kanë shoqëruar njeriun gjithnjë. Grupi i dytë edhe ai e ka vetinë e grupit të parë, por është interesant sepse ka zgjedhur një qëndrim ideologjik për të fshehur vetinë e parë dhe për të mbajtur gjallë luftën politike.

Kur themi pushtet nuk nënkuptojmë vetëm qenien në qeveri apo politikë por edhe aksesin në burime, ndikimin në formulimin e termave të debatit, përvijimin e kulturës dhe moralit publik etj. etj. Ky grup përdor një tipar themelor të së majtës së dikurshme komuniste: veshjen e petkut të “rezistencës ndaj fashizmit”.

Janë të njohura urdhrat e partisë komuniste franceze kur u sulmua Franca nga Hitleri që të mos luftonte pasi nazizmi po lufton borgjezinë, janë të njohura edhe sjelljet e partisë komuniste në Shqipëri, e cila deri kur u sulmua BS nuk kishte thënë asgjë kundër fashizmit.

Janë të njohura edhe paktet mes komunistëve dhe fashistëve kudo në Evropë deri në qershor 1941. Historianë si Francois Furet, Vladimir Tismaneau, Harry Binswager, Ernst Nolte etj., e kanë shpjeguar prej disa dekadash këtë gjë. Është e njohur aleanca e Hitlerit me Stalinin dhe pakti Ribentrop-Molotov.

Si pasojë e akuzave se e majta komuniste ishte bashkëpunëtore e fashizmit, e majta u përpoq të ndërtojë një narrativë rezistence ndaj fashizmit që nga ajo kohë. E majta në të vërtetë zhvilloi rezistencë ndaj fashizmit kur Hitleri sulmoi BS-në dhe jo më herët. Narrativa e rezistencës antifashiste vijon të riprodhohet gjithnjë nga e majta sa herë asaj i kërcënohet pushteti politik, ekonomik dhe kulturor. Noah Rothman shkruante pak ditë më parë se ky identitet toksik është një obsesion i vjetër i të majtës që po shfaqet tani.

Pra, ata që po vjellin vrer kundër Trumpit po sajojnë një rezistencë dhe një fashizëm. Donald Trump është një president që ka ardhur në detyrë me premtime konservatore në disa drejtime dhe shumë konservatore në disa të tjera.

Kabineti i tij ka njerëz që janë të njohur për bartjen e bindjeve shumë konservatore, si sekretarja e Arsimit Betsi DeVos, sekretari i Zhvillimit Urban Ben Carson, sekretari i Energjisë Rick Perry, sekretari i Mbrojtjes James Mattis dhe më domethënësi sekretari i Shtetit Rex Tillerson.

Më herët gjatë garës një listë prej 130 njerëzish, përfaqësues të njohur të mendimit konservator nga bota universitare mbështetën kandidatin Trump. Aty ishin profesori i filozofisë i Yale-it Scott Soames, profesori i filozofisë i Universitetit të Teksasit, Robert Koons, profesori i filozofisë i universitetit të George Town-it, Daniel N. Robinson etj.

Pra, nuk ka dyshime mbi pikëpamjet e administratës Trump. Ai ka premtuar të rrëzojë trashëgiminë liberale dhe socialiste njëherazi të presidentit Obama. Gjatë tetë viteve të drejtimit të SHBA-së nga presidenti Obama, SHBA lëvizi mjaft majtas, u miratua një reformë e kujdesit shëndetësor tipike socialiste, qeveria amerikane nuk e mbrojti në gjykata ligjin që lejonte martesën vetëm mes një burri dhe një gruaje, përkundrazi u inkurajua lejimi i martesave gay, u emëruan në Gjykatën Supreme dy zonja të njohura si aktiviste dhe progresiste (Kagan dhe Sotomayor), u emëruan kudo në Gjykata të Apelit gjyqtarë liberalë që do të çonin përpara çështjet sociale të të drejtave të pakicave dhe të drejtave të homoseksualëve, u rrit ndërhyrja e shtetit në ekonomi nëpërmjet atij që njihet si rregullim; u rritën taksat, borxhi publik u rrit nga 10 trilionë në 19 trilionë dollarë.

Më shumë se 45 milionë amerikanë marrin ushqim me kuponë si ndihmë sociale, pjesë e programeve të qeverisë. U miratua paketa Dodd Frank që i dha qeverisë kontrollin e industrisë së financave etj. etj., u ngushtuan liritë fetare, në universitete u penguan dhe madje përzunë profesorë që kishin një mendim tjetër mbi çështjen gay apo mbi ngrohjen globale.

Kjo administratë do të ketë një ndryshim shumë të madh në SHBA dhe në botë. Nathan Glazer i universitetit të Harvard-it shprehej pak ditë më parë se kjo do të jetë administrata që do ta ndryshojë politikën amerikane më shumë se sa çdo tjetër më parë.

Kësisoj do të kemi një Amerikë shumë më konservatore, një Amerikë ku do të inkurajohen taksa të ulëta, një rol më i vogël i shtetit në ekonomi dhe në jetët e njerëzve, më shumë promovim i lirive fetare, nuk do të ketë promovim të martesave gay etj. etj. Kjo gjë do të përthyhet në mënyrën e vet në të gjithë botën dhe sigurisht edhe në Shqipëri. Kështu që e djathta jonë do të ketë shumë më shumë oksigjen në artikulimin e ideve të tilla.

Ndërkohë, Partia Socialiste e kryeministrit Rama do të përballet në tri drejtime me administratën Trump.

Së pari, Rama është hequr si një mbrojtës i madh i vlerave liberale dhe ultraliberale të majta. Ai ka folur për transformim rrënjësor edhe kulturor të vendit, ai ka rritur taksat, ka rritur shpenzimet qeveritare, ka sjellë në qeveri një model krejtësisht të majtë ku fasada është thelbi, njerëzit e partisë së tij futën në ndryshimet kushtetuese një nen për të legalizuar martesat gay etj.

Së dyti, Rama do të vuajë përputhshmërinë e plotë të qëndrimeve të tij politike dhe kulturore me Fondacion Soros, lidhjen e tij me njerëzit e fondacionit dhe ndikimin e Sorosit apo fondacionit në politikëbërje. Në Tiranë, si kudo, fondacioni Soros ka mbrojtur pikërisht ide progresiste nga më të majtat. Ai grupoi njerëz që kishin këto bindje të tilla, botoi libra që mbronin këto ide dhe financoi promovimin e tyre. Fondacioni për shoqëri të hapur ka qenë promovuesi më i madh i ideve të feminizmit, të homoseksualitetit, të lirive seksuale, të një shteti të madh që përvijon kulturën kombëtare dhe që formëson deri edhe ndërgjegjen e njerëzve etj.

Nga fondacioni Soros janë botuar me dhjetëra tekste të sociologjisë, psikologjisë, antropologjisë, psikanalizës etj., që janë nga më përfaqësueset në luftën kulturore që bëhet kudo në botë. Njerëz të fondacionit janë sot në qeverinë Rama, janë rreth tij. Soros është një makinë pushteti që sot po lufton me presidentin Trump.

Së treti, Rama do të vuajë daljen në televizionin CNN dhe cilësimin e kandidatit Trump një fatkeqësi për Amerikën. Ai u bë pjesë e garës së brendshme në SHBA. Dija konvencionale politike thotë kjo nuk do t’i falet asnjëherë atij sado të shpresojë apo të përpiqet të gjejë lidhje.

Në CNN nuk shkoi as Renzi i Italisë, as Hollande i Francës, as Cipras i Greqisë etj., ndonëse nuk ishin me Trump. Nuk shkoi asnjë kryeministër në botë – veç Ramës. Duke qenë edhe kryeministër i një vendi të vogël Rama nuk ka asnjë mundësi të sillet si partner me presidentin Trump dhe t’i imponohet.

Sigurisht, presidenti Trump nuk ka për detyrë dhe as përparësi të largojë Ramën, por gjërat do të vijnë vetvetishëm dhe do të përplasen te Rama.

Kryeministri ynë ka vetëm një mundësi: t’i bashkohet me zë grupit që mendon se po bën rezistencë ndaj fashizmit. Të paktën kështu mund të justifikojë largimin. Largimi është i sigurt, gjithçka tjetër është iluzion.

Në trend

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori