LAJMI I FUNDIT:

Rama: Sot nuk jemi gati për në BE. Nuk ka shenja të neo-otomanizmit në Shqipëri

Rama: Sot nuk jemi gati për në BE. Nuk ka shenja të neo-otomanizmit në Shqipëri

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama tha se Bashkimi Europian nuk duhet të shtyjë më procesin e zgjerimit, pasi ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në.

Nëse me pyesni sot a është gati Shqipëria për t’u futur në BE, unë do thosha “Jo”, Shqipëria nuk është ende gati për t’u futur ne BE. Por nuk mund t’i mbash vendet, të paktën Shqipërinë, në pozicionin që t’u thuash “keni bërë këtë, por duhet të bëni edhe këtë, edhe këtë”… nuk bën shumë sens dhe duket skizofrenike do të thosha”, tha Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën e 10-të të “The State of the Union”, me temë “Europa në një botë që ndryshon”.

“Në Shqipëri, nuk ka rëndësi kush i fiton zgjedhjet kur bëhet fjalë për BE-në, sepse opinioni publik është shumë pro BE-së dhe nuk ka dyshim që rruga europiane nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja dhe përfundimtare. Nëse për disa shtete të tjera në rajon ka aktorë të tjerë me ndikim, nuk mendoj se kjo është e vërtetë për Shqipërinë. Me të tjerët kemi marrëdhënie të ndryshme, por asnjëra nuk zëvendëson synimin tonë për BE”.

Kryeministri komentoi edhe marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe procesin e anëtarësimit të saj në BE. “Turqia është kyçe për sigurinë e BE dhe BE është kyçe për forcimin e Turqisë. Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë, është partnere strategjike. Marrëdhënia me Erdoganin është e shkëlqyer, por dua ta bëj të qartë: nuk ka asnjë shenjë të asaj që disa burime pretendojnë se Erdogan dhe Turqia po bëjnë në rajon, rreth të ashtuquajturit proces të “neo-otomanizimit” dhe gjepura si këto. I jemi shumë mirënjohës Turqisë për restaurimin e siteve të trashëgimisë kombëtare, qofshin xhami, apo kisha”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori