LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të përdoren armët

Rama: Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të përdoren armët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se vendi amë do të qëndrojë në mbrojtje të Kosovës nëse shteren opsionet diplomatike dhe fillojnë të përdoren armët.

Rama në një intervistë për ATV-në ka thënë se ai lutet që opsioni i përdorimit të armëve të mos vijë në shprehje, por që, sipas tij, nëse ndodh padyshim se Shqipëria do të qëndrojë me Kosovën.


“As nuk diskutohet se Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje edhe nëse, mos e dhëntë Zoti, gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, por armët”.

Deklarata e Ramës, reagon Basha: Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete
Lexo po ashtu Deklarata e Ramës, reagon Basha: Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete

Por, Rama thotë se liderët në Kosovë por edhe Shqipëri duhet të mendojnë për të ardhmen që vendet tona të bëhen më të respektueshme në rrafshin ndërkombëtarë.

“Duhet të vendosim vendet tona në një realitet ku aleatët tanë kanë respekt për ne”.

Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, Rama: Seancë pa kuptim, mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës
Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia përplasen në Këshillin e Sigurimit, Rama: Seancë pa kuptim, mungesa e koordinimit me ndërkombëtarët zbeh pozitat e Kosovës

I pyetur nëse Kosova sulmohet si do të reagojë Shqipëria, Rama është përgjigjur, se Kosova nuk është vetëm.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk është një entitet gjeografik që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën është sulm mbi Shqipërinë, por nga ana tjetër Kosova nuk është vetëm dhe ka aleatë strategjikë pa të cilët nuk mund të ekzistonte si shtet. Për këtë arsye duhet të mendojmë për peshën e aleatëve të Kosovës”, ka deklaruar tutje Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori