LAJMI I FUNDIT:

Rama shpreh gatishmërinë për dialog me opozitën

Rama shpreh gatishmërinë për dialog me opozitën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në parlament për raportin e djeshëm të KE për çeljen e negociatave.

Ai ka akuzuar opozitën jashtë parlamentit, se me reagimet e bëra së fundi, po tregon se nuk ka asnjë vullnet për të ndihmuar në rrugën e integrimit të vendit në BE.


“Raporti jep indikacion të qartë lidhur me opozitën që nuk është në parlament dhe çfarë ajo opozitë duhet të bëjë sot në vend se të bëjë atë që po bën. Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën, por padiskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të negociuar kushtetutën si ligj themelor që na imponon të gjithë që ta respektojmë, në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit sovran dhe nuk i përkasin partive.

Kemi gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtëparlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësinë e këtij parlamenti, një detyrim që buron nga një mandat i qartë në bazë të të cilit për ne është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur tu themi na falni po ata që nuk i zgjodhët do të kenë prioritet”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori