LAJMI I FUNDIT:

Rama shkakton të qeshura në Slloveni: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin

Rama shkakton të qeshura në Slloveni: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në forumin e Bled në Slloveni, gjatë fjalës së tij ndër të tjera përcolli mesazhin që BE nuk duhet të anëtarësojë Ukrainën dhe të lërë pas Ballkanin Perëndimor.

Rama me ironi tha se nëse merret për bazë për anëtarësimin e BE se cili vend është në luftë, atëherë, sipas tij, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në panel do të sulmonin njëri-tjetrin, vetëm për t’u bërë pjesë e unionit.


Sipas Ramës, për t’u anëtarësuar në BE, Bullgaria do të Sulmonte Maqedoninë e Veriut, Serbia-Kosovën dhe anasjelltas, Bosnja veten dhe Greqia-Shqipërinë.

Rama shtoi po ashtu se negociatat nuk janë për të bindur BE, se Shqipëria është e mirë për ta, por për të transformuar vendin.

Së pari, më duhet të them që nuk jam aspak i paduruar. Isha i paduruar shumë përpara se të filloja negociatat sepse dukej shumë neurotike kur na thoshin “ne duam të martohemi me ju, por s’duam  të flasim me ju”. Tani që po flasim, jemi më mirë. Ne do të bëjmë punë tonë sepse në fund të fundit i gjithë procesi i negociatave të pranimit nuk është të bindim BE që ne jemi të mirë për ta, por është të transformojmë vendet tona dhe negociatat për mua janë transferimi i dijeve për shtetformimin që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi”, njofton ABC News Albania.

“Por duke ju kthyer dëshirës, unë nuk dua të tingëlloj si i errët këtu, por po dëgjoja Dritanin nga vendi i qejfit dhe i diellit që përmendi diçka shumë të rëndësishme. Ka një qëndrim natyral dhe duhet të jetë e tillë sepse BE është një aspekt shumë i rëndësishëm, një princip i rëndësishëm dhe kjo është ajo çfarë e ka krijuar atë si një projekt i paqes në bazë të vlerave që Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor. Përndryshe, kur Dritani po fliste po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën.

Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia, Kosovën, Bosnja, veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shume kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullehet në diell kështu që ne mund të jemi te gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën. Prandaj këtë do ta përmblidhja në këtë formë.

E di që duket paska e errët, por pas kësaj historisë me avionin rus dhe duke e mbyllur me një not pak më lartë. Nuk e di nëse dëgjuat që Rusia ka negociatën për të unifikuar orën sepse kanë 9 orë diferencë nga njëra anë e vendit në tjetrën dhe Kryeministri shkoi te Putini dhe tha: Zoti president kemi një problem. E dërgova pikërisht familjen time me pushime dhe i mora në telefon për t’i thënë “natën e mirë”. Është mëngjes atje dhe janë në plazh. E mora Olaf Scholzin për përvjetorin e tij dhe më tha që është nesër. Mora Xi Jinping për vitin e ri ta uroja dhe më tha që është ende viti i vjetër. Dhe Putin i thotë: E di, më ndodh dhe mua, dhe unë mora Prigozhinin dhe familjen për t’i thënë që avioni nuk po nisej ende”.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori