LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon pas deklaratës së Macronit: Sinjal pozitiv, por të mos krijojmë iluzione

Rama reagon pas deklaratës së Macronit: Sinjal pozitiv, por të mos krijojmë iluzione

Nga Mynihu ku për dy ditë mori pjesë në Konferencën për Sigurinë, kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron që duket se i jep dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars.

Në një deklaratë për televizion publik, kreu i qeverisë u shpreh se deklarata e Macron është një sinjal pozitiv, por nga ana tjetër shtoi se nuk duhet të ushqejmë iluzione, po të presim me durim.


“Unë nuk e ndoqa dot presidentin Macron, por nga sa munda të lexoj është sinjal pozitiv dhe dua t’u them të gjithëve që nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira. Të presim me durim dhe të punojmë”, tha Rama.

Ai u shpreh optimist lidhur me Konferencë e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel, edhe pse sipas tij, ajo nuk mund t’i përmbushë të gjitha nevojat që ka vendi për rindërtimin pas tërmetit.

“Unë këtu erdha me një qëllim të madh dhe një detyrë, që të realizoja sa më shumë kontakte drejt Konferencës së Donatorëve dhe më vjen mirë që koha u shfrytëzua me dobi në këtë aspekt, edhe pse ka ende orë për të punuar për rezultat pozitiv dhe detyra e kryetari të radhës së OSBE, që përfshinte takime të rëndësishme. Kam pritshmëri, por nuk përmbushim dot të gjitha nevojat, të mbetemi në një nivel që të ketë peshë në proces”, tha kreu i qeverisë.

Macron jep sinjal për çeljen e negociatave me Shqipërinë
Lexo po ashtu Macron jep sinjal për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Shefi i Elyses, Emmanuel Macron në fjalën e mbajtur në Konferencën e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë tha se është gati të mbështesë procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ne po presim raportin në Mars, në varësi të faktit se nëse rezultatet janë pozitive dhe fitohet besimi, atëherë ne do të mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi Macron. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori