Rama publikon pamjet nga terminali i ri në Rinas: Pesë herë më pak radhë falë leximit digjital të pasaportave

Prej datës 1 gusht qytetarët me pasaportë shqiptare që futen në Shqipëri nga Aeroporti i Rinasit kalojnë në barrierën digjitale për leximin e pasaportës.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga terminali i ri në Rinas, ku siç thotë ai, falë teknologjisë digjitale të leximit automatik të pasaportave, radha e qytetarëve është shkurtuar pesë herë krahasuar me periudhën para 1 gushtit, kur leximi i pasaportave bëhej në mënyrë manual. Procesi digjital për leximin e pasaportave zgjat më pak se 30 sekonda.
“MIRËMËNGJES dhe me terminalin e ri në Rinas, ku sot ka pesë herë më pak radhë në hyrje, falë teknologjisë digjitale të leximit automatik të pasaportave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































